Vazhdon vuajtja për Teutën, Egnatia merr pikë në “Niko Dovana”

22 Janar 2023, 18:06Sport TEMA

Vazhdon vuajtja për Teutën, Egnatia merr pikë në “Niko

Teuta-Egnatia mbyllin raundin e 17-të të Kategorisë Superiore, me dy skuadrat që janë ndarë me barazim 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndonëse nga të dyja anët u tentua që të gjendej rruga drejt rrjetës.

Ishin rrogozhinasit ata që zhbllokuan sfidën, duke realizuar në minutën e 51’ me Dwamena, i cili i dha avantazhin miqve. Ndërkohë, në minutën e 70’ vendasit barazuan me Kallakun.

Pas këtij takimi, Teuta renditet në vend të tetë me 18 pikë, teksa Egnatia rikthehet në vend të katërt me 26 pikë.

Lini një Përgjigje