Çfarë janë plusvalencat për të cilat u dënua Juventus dhe si manipulohet me vlerat e lojtarëve

21 Janar 2023, 21:10Sport TEMA

Çfarë janë plusvalencat për të cilat u dënua

Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit dënoi duke i hequr 15 pikë në renditje Juventusit, për shkak të manipulimeve me plusvalencat, për të përmirësuar bilancet financiare.

Por çfarë janë plusvalencat dhe si mund të manipulohet me to?

Plsuvalenca është diferenca mes çmimit të shitjes së një futbollisti dhe kostos së tij fillestare.
Nëse një lojtar blihet për 10 milionë euro dhe klubi nënshkruan me të një kontratë për 5 vite, pavarësisht nga marrëveshja mes dy klubeve, kosto në bilancin e ekonomik amortizohet sipas kohëzgjatjes së kontratës. Në këtë rast, janë 5 vite, kështu 2 milionë për çdo vit financiar.

Në rast se klubi vendos ta shesë pas 1 viti lojtarin për 20 milionë euro, plusvalenca llogaritet 12 milionë euro: 20 milionë eurove nga vlera e shitjes u zbriten 8 milionë euro, që është kosto pas amortizimit.

Në përgjithësi, plusvalencat tregojnë nëse një klub ka punuar mirë në administrimin e lojtarëve. Rritja e lojtarëve nga akademia apo blerja e një lojtari të panjohur me çmim të ulët, për ta rishitur me çmim më të lartë, është aktivitet pozitiv.

Plsuvalencat janë të dyshimta në rast se transferimet e lojtarëve ndodhin pa kalim pagesash monetare. Mund të ndodhë që të dy klubet ta kryejnë transferimin pasi kanë rënë dakord për të “fryrë” vlerën e transaksionit, në mënyrë që të regjistrojnë një plusvalencë mbi vlerën e tregut.

Problemi është se si mund të vlerësohet objektivisht çmimi i një lojtari?

Çmimet vendosen lirisht nga klubet. Mund të futen parametra krahasues, bazuar mbi një seri algoritmesh, vetëm për të regjistruar lojtarët në kampionat, apo kompeticione të tjerë. Por federata mund të ndërhyjë duke përjashtuar nga llogaritë ato plusvalenca që lindin nga shkëmbimet e lojtarëve pa transferime monetare.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    pordhe me rigon, Juve kurva nuk u denua per plus valenca po per fallcifikim bilancesh dhe evazion financiar.... boll genjyet

    Lini një Përgjigje