Liverpooli dhe Chelsea ndajnë pikët mes spektaklit

21 Janar 2023, 15:34Sport TEMA

Liverpooli dhe Chelsea ndajnë pikët mes spektaklit

Mbyllet në barazim 0-0 dueli mes Liverpool dhe Chelsea, me takimin e luajtur në “Anfield”. Një pikë që nuk i shërben asnjërës skuadër, pasi pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk janë aspak në favorin e tyre.

Ky duel do të niste vrullshëm që në minutën e 4-të, kur Havertz do të gjente golin dhe do të ndëshkonte “The Reds”, por VAR-i do të bëhej protagonist dhe do të anulonte golin e bluve për pozicion jashtë loje.

Sfida do të dhuronte emocionet të forta, teksa rastet do të shkonin nga njëra portë në portën tjetër, por lojtarët do të ishin të pasaktë përpara portës, duke bërë që ky takim të mbyllej në barazim pa gola, me Potter dhe Klopp që duhet të kënaqen vetëm me nga një pikë në javën e 20-të.

Minuta kishte edhe për Mudryk, 55’, i cili arriti të debutonte me fanelën e Bluve dhe mënjeherë arriti të tregonte nga klasi i tij në fushën e lojës, duke “trullosur” në një moment mbrojtjen e Liverpool.

2 Komente

  1. b
    bixhozxhiu

    Mamkat ku ti kene te dy klubet se me dogjen skedinen e kisha vene gol gol

    1. E
      Erdogan

      akoma ti me shfaqje te huaja????

    Lini një Përgjigje