Partizani bën një tjetër hap fals, ndalet nga Kastrioti

21 Janar 2023, 14:55Sport TEMA

Partizani bën një tjetër hap fals, ndalet nga Kastrioti

Partizani vijon në një formë negative në këtë vit të ri, duke mos arritur ende të shijojë fitoren e parë në kampionat.

Të kuqtë kanë bërë një tjetër hap të gabuar në sfidën e sotme të luajtur në stadiumin e Kamzës kundër Kastriotit.

Skuadra e drejtuar nga Kolela ka barazuar me krutanët me shifrat 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “demat e kuq” me anë të Tedi Carës që shënoi nga pika e bardhë e 11- metërshit, por Kastrioti arriti që të barazojë me Zogajn.

Rezultat që mbeti i pandryshuar dëri në fund të takimit me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë.

1 Komente

  1. L
    Loni

    Hap i gabuar dhe jo fals, fals është fjalë e huaj besoj nga italishtja

    Lini një Përgjigje