Torino nxjerr Etrit Berishën në shitje

22 Janar 2023, 16:44Sport TEMA

Torino nxjerr Etrit Berishën në shitje

Për Etrit Berishën sezoni 2022-2023 ka qenë një makth i vërtetë. 33-vjeçari ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon me Torinon dhe tani mendohet se nuk ka më kthim mbrapa.

Zyrtarizimi – Mbrëmë Torino luajti në Firence ndeshjen e radhës në Serie A dhe Berisha nuk figuronte as mes lojtarëve të stolit të Juriç. Trajneri kroat i Torin-s i beson plotësosht Terracciano-s dhe për këtë arsye Berishës i duhet të kërkojë një ekip të ri nëse do që të gjejë më shumë minuta loje. Mediat italiane zbuluan se motivi i mungesës së Berishës në stol takimin e djeshëm ishte për faktin se 33-vjeçari është zyrtarisht në merkato.

Pak ditë – Berisha ka shumë pak kohë në dispozicion që të gjejë një sistemim të ri. Deri në fund të muajit, datë që përkon me mbylljen e merkatos, kanë mbetur shumë pak ditë. Interes për Berishën kishte shprehur Salernitana, e cila mbylli çështjen duke afruar Ochoa-n. Sipas mediave italiane Berisha ka disa oferta nga klube jashtë Serie A.

Lini një Përgjigje