Alban Elezi është një prej skiatorëve premtues të përfaqësueses së Francës dhe këtë gjë e tregoi edhe në ditën e pare të Kupës së Botës që po zhvillohet në St. Anton të Austrisë ku mori medaljen e argjendtë me vendin e dytë në rrëshqitjen e lirë.
Në një intervistë për Top Channel, skiatori francez por me baba shqiptarë dhe këtë gjë e kupton fare mire nga emri dhe mbiemri i pare i tij, sot 19 vjeç nuk di asnjë fjalë shqip, kjo pasi karriera dhe jeta për të është zhvilluar vetëm në vendlindjen e tij Francë.
Alban Elezi Cannaferina: Një ditë më pare u rendita në vendin e dytë dhe e Gjithë Franca është krenare për mua. Babai im është Shqiptarë, Unë kam lindur në Francë, kam filluar të skijoj që kur isha 2 vjeç. Të gjithë në familjen time bëjnë ski, dhe unë e dua shumë këtë sport. Babai im kur erdhi në Francë bënte edhe ski, ky është edhe profesioni im tashmë do të dua shumë që të bëhem sa më tepër profesionist të mundem. Sa i përket prejardhjes familja e babait ka qenë në Shkup, ndërkohë që shumica prej tyre tani janë në Francë.
Po Larën e ndoqët, si ju duk paraqitja e saj?
Alban Elezi Cannaferina: Lara është një skiatore impresionuese është shumë e vogël dhe kaq e mire. Ajo është një skiatore shumë e shpejtë dhe në kategoritë që janë më teknike ajo do të jetë shumë më mire. Në ditët e tjera nuk mora pjesë në gara sepse ishin vetëm për femra, kështu që mu desh të kryqëzoja gishtat për Larën dhe padyshim për vajzat e Francës.
Babai i tij Adnan Elezi, tashmë në moshën 60-vjeçare e ndan jetën në gjysmë, 30 vitet e para në Shkup dhe të tjerat në Francë.
Adnan Elezi – babai i Alban Elezi Cannaferina: Prindërit i kam prej Kosove, anës Kaçankut, ndërkohë që unë jam lindur në Shkup. Erdha në Francë përpara 30 viteve, prej problemeve që kishim me ish-Jugosllavinë. Edhe pse jeta atje më ka sjell shumë suksese pasi kam qenë trajner i Ilirisë dhe mundës në Jugosllavi. Në Jugosllavi kam qenë më së paku 15 herë kampion i vendit, por edhe në Francë kur erdha bëja gara. U bëra më pas trajner këtu ku njoha edhe nënën e Albanit që është ka qenë kampione e Francës në mundje dhe e treta e Europës.
Keni menduar ndonjëherë që Albani kur të rritej do të bënte sport për Shqipërinë?
Adnan Elezi – babai i Alban Elezi Cannaferina: Mendimet kanë qenë të tjera pasi nuk e dinim që do të arrinte deri në këtë nivel, por Franca ka dhënë shumë për të dhe për momentin është Francez. Unë jam Shqiptarë gjithmonë, kam qenë dhe do të vdes i tillë.
Urime
Te lumte dhe suksese!
vk sunite te pabese
Paske ngelur shqiptar meqe thua ter franca krenohet me ty. Gjoksi me brime do gjenerata te zhduket. Pall kari
Ha ha N'lul t'ballit i ke ra me kete koment.
Ky babai eshte shqiptar, por i biri qenka frances, sic duket te birin e ka bere e shoqja me komshiun Komplet baba hajvan . Femija duhet te jete nga vendi i Babait, ashtu eshte rregulli kudo ne Bote, Dhe aq me teper Shqiptaret qe nuk e harrojn kurre vendin e te pareve E pse na e dhate kete bajgen , kur ky perfaqson Francen ?
Shkon i vendos emrin Alban, por pastaj pendohet dhe nuk i meson asnje fjale shqip te birit.
E kujt i plasi menderja si esht franca per ty , bere krenare francen mos na ça menderen ne gazetat shqiptare se nuk ke as nje lidhje me shqiprin , nuk e kuptoj kujt po i interesojn kta njerez ne kte vend qe luftojn per nje flamur tjeter , as qe me plas fare per ty se ti vetem di te flasesh shqip , nuk je as sa gishti kembes asaj vajzes shqiptare me nen Italiane qe lufton per vendin e te jatit , ty te vij turp qe del ne gazet , ti nuk di kush je e nga ke ardhur.