Abrashi rinovon me Grasshopper: Firmos deri në Qershor të vitit 2024

24 Janar 2023, 13:50Sport TEMA

Abrashi rinovon me Grasshopper: Firmos deri në Qershor të vitit 2024

Amir Abrashi rinovoi me Grasshopper, ekipin e Superligës së Zvicrës. Mesfushori i Kombëtares, i cili është kapiten te skuadra nga Zyrihu, firmosi deri në qershor të 2024.


Abrashi numëron 185 ndeshje me Grasshopper dhe shikohet si një element kyç për grupin e lojtarëve me përvojën e tij. Amir Abrashi pranoi se ishte një vendim i lehtë për të.

Kapiteni i cili luajti nga 2010 deri në 2015 me Grasshopper u kthye në qershor të 2021. 32-vjeçari ka fituar Kupën e Zvicrës në vitin 2013 me këtë ekip. Amir Abrashi ka luajtur në Zvicër edhe me Basel e Winterthur, ndërsa me Gjermani u aktivizua me Freiburg.

Lini një Përgjigje