Skuka, Olayinka dhe Guri: Rrëfehet Qormemeti, "arkitekti" i transferimeve të mëdha

24 Janar 2023, 12:50Sport TEMA

Skuka, Olayinka dhe Guri: Rrëfehet Qormemeti, "arkitekti" i

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar. Jo të gjithë e dinë se prapa tij qëndron ai që mund të konsiderohet padyshim si menaxheri më i suksesëshëm Shqiptar në këtë periudhë. Mjafton të përmendësh operacione si ai i Muriqit te Lazio, apo Guri te Ostende, Abazaj te Anderlecht apo Liridon Latifi te Pushkash Akademia në Hungari. Shkumbin Qormemeti, njeriu që si lojtarët e mëdhenj luftën e rekordeve e ka vetëm me veten, me Skukën theu rekordin e vendosur nga ai vetë pak vite më parë me Olainkën që u shit nga Skënderbeu te Gent për 1.1 milionë euro.

-Urime për transferimin e Skukës në Francë te Metz, keni thyer rekordin qe mbanit vete me Olainken te Gent…

Transferimi i Xhuljano Skukës është nga ato transferime që thye rekordet e Shqipërisë, shpresoj që të mos zgjasë shumë, kaloi atë të Olayinkes që ishte më i madhi. Më bëhet qejfi sepse nxjerrim një futbollist shqiptar nga Superiorja që arrin këto shifra marramëndëse për futbollin shquptar. Shpresoj që të mos qëndrojë gjatë si rekord që edhe kolegët e mi apo edhe unë që të arrijmë të ndryshojmë dhe të sjellim para në futbollin shqiptar dhe të rrisim marketingun e futbollit shqiptar.

– Mund të na konfirmoni shifrat e transferimit?

Transferimi i Skukës është për vlerën e 1.4 milionë eurove dhe 20% nga shitja e ardhshme e Skukës e mban Partizani. Një shifër që në fillim ishte më e ulët, por pasi u futën disa ekipe të tjera dhe skuadra franceze, u rrit. Bësoj ishte lëvizja më e mirë dhe shifra më e mirë për një klub shqiptar.

-Përse Metz, vetëm paratë apo dhe ana sportive?

Futbolli është biznes, por duhet parë edhe në anën sportive se cila është mundësia më e mirë për të arritur kulmin. Për Skukën, Metzi është një shtëpi e dytë, ai ka jetuar the dhe ndihet në shtëpinë e vet. Por, duhet ta dimë që Metz është një nga klubet më me emër dhe që bën transferime të mëdha. Mund të përmendim Traore që u shit te Wolverhampton për 13 milionë euro, shitën një mbrojtës te Montpellier për 6 milionë euro, është një klub që ka ndër akademitë më të mira në Francë dhe që bën shitje nga më të mirat.

Unë besoj se vendin e ka në Ligue 1, klubi insistoi për Skukën që të ngjitet në elitë. Adaptimi do të jetë i shpejtë pasi flet gjuhën franceze si gjuhën shqipe, dhe u vendos për Metzin jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë sportive.

-A ishte e veshtirë tratativa për të bindur Partizanin?

Ishte tratativa e parë që bëra me klubin Partizani dhe kam një falenderim për presidentin Gaz Demi, një marrëveshje shumë profesionale. I qëndruam fjalës, kam një respekt të veçantë, por njëjtë edhe për drejtorin Olsi Rama. Ai sikur e dinte, e mori me parametër zero Skukën dhe tashmë i solli një pasuri Partizanit. Franca është vendi më i lehtë dhe më i mirë për Skukën për të bërë një tjetër goditje në të ardhmen, pasi shihet si një aset për t’u shitur. Është një marrëveshje shumë profesionale dhe shumë e mirë për Partizanin.

-Një këshillë për klubet, duke qenë se fiks një vit më parë Skuka konsiderohej i panevojshëm…

Këshilla nuk mund të ketë, çdo njeri mund të gabojë. Një futbollist ka fazë të mirë dhe të keqe, superligës shqiptare duhet t’i japim më shumë kualitet sepse është promovimi i futbollit shqiptar. Fatkeqësisht dhe padrejtësisht ju bë ajo Skënderbeut sepse rruga ishte e hapur dhe transferimet e mëdha ishin përpara, por pasi ndodhi ajo padrejtësi, u ndalën. Tani shpresoj që me ndihmën e gjithë klubeve të ndodhin këto transferime, shoh që edhe Tirana po bën levizje. Është diçka që i bën mirë futbollit shqiptar, shpresoj që më shumë klubet të përqëndrohen në kualitet. Kualiteti sjell para dhe marketing, besoj te invsetimet në akademi, është një nga gjërat më të rëndësishme për klubet shqpitare.

-Transferimi i radhës? Cili është emri i radhës apo të presim që ky rekord të mbetet gjatë?

Shpresoj të bëj disa lëzive të tjera, por nuk dua të them sepse edhe kur të ndodhë lëvizja duhet që ajo të jetë e shëndoshë dhe futbollisti të ndjekë hapa të tjera më pas. Shpresoj në më shumë kualitet në futbollin shqiptar, dua që tansferime si të Skukës të bëhen normale. Në Kroaci, Serbi këto janë transferime normale. Për vendet e rajonit jo, por dua të thyhen tabutë, kemi mundësi. Çdo gjë varet nga klubet dhe selektimi i kualitetit, Kosova po ecën me një ritëm shumë të fortë ka shumë kualitet shpresoj të bëj lëvizje në dimër. Ballkani, Llapi, Treppca kanë lojtarë shumë të mirë që kanë mundësi për goditje në vendet europiane. Ju falenderoj edhe ju për punën dhe për afirmimin e futbollit shqiptar.

Lini një Përgjigje