Menaxheri i Skriniar shtang Interin: Nuk do rinovojmë kontratën

24 Janar 2023, 14:31Sport TEMA

Menaxheri i Skriniar shtang Interin: Nuk do rinovojmë kontratën

Menaxheri i Milan Skriniar ka konfirmuar se është refuzuar oferta e Inter-it për rinovim të kontratës. Roberto Sistici zbuloi se oferta është refuzuar në dhjetor të vitit të kaluar, duke shtuar se “Interi vendosi për ta nxjerrë sllovakun në shitje”. 

E gjithë kjo “dramë” u konsumua pikërisht teksa klienti i tij po jepte shfaqje “horror” për publikun e “San Siro”-s duke I lënë zikaltrit me dhjetë vetë vetëm pas rreth 30 minutash lojë.

Për Skriniar-in, Interi mori oferta në verë kur PSG-ja ishte gati të ofronte plot 50 milionë euro në këmbim. 

“E vërteta është se vendimi për të vendosur Milan Skriniar në merkato u mor nga Interi gjatë verës, jo nga lojtari”, u mundua të “driblonte” menaxheri Sistici përgjegjëesitë.

E vërteta qëndron në faktin se Interi refuzoi ofertën e majme pasi besonte se duke dhënë ngritje rroge dhe shiririnb e kapitetin sllovakut do të “barazonte” ofertën e majme të klubit nga Parisi.

Sa i përket gjendjen aktuale menaxheri Sistici u pyet nëse PSG është ende e interesuar për klientin e tij. “Po janë ende të interesuar, por ne po flasim edhe me klube të tjera jashtë Italisë”, tha menaxheri i Skrianiar.

Lini një Përgjigje