Superliga në fushë në mesjavë: Tirana mbyll fazën e dytë ndaj Erzenit, Partizani sfidon Teutën

24 Janar 2023, 19:00Sport TEMA

Superliga në fushë në mesjavë: Tirana mbyll fazën e

Superliga shqiptare ul siparin e fazës së dytë këtë mesjavë me disa ndeshje tepër interesante. Pesë sfida do të luhen mes kësaj të mërkure dhe të enjte, me skuadrat që kërkojnë të koleksionojnë pikë të plota për t’iu afruar akoma dhe më shumë objektivave sezonale.


Skuadra e momentit në elitën e futbollit tonë, Vllaznia do të udhëtojë drejt Ballshit për të matur forcat me Bylisin. Shkodranët kanë grumbulluar 9 pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe kanë 3 pikë më pak se Tirana kryesuese. Në krahun tjetër, Bylis kërkon pikë për t’iu larguar zonës së renies nga kategoria.

Vllaznia vjen pas fitores komode 4-1 ndaj Laçit, që nga ana e saj sfidon po në orën 13:00, Kastriotin në shtëpi. Kurbinasit kanë humbur në tre sfidat e fundit dhe nevoja për pikë është tepër e domosdoshme. Laçi gjendet në vendin e gjashtë me 1 pikë më shumë se Kastrioti dhe ndodhen shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes.

Ndërkaq të enjten, Egnatia pret në shtëpi Kukësin në krizë totale pikësh. Pas dy barazimeve radhazi, rrogozhinasit synojnë kthimin tek pikët e plota dhe kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimim këtë krizë të verilindorëve që gjenden në vendin e fundit në renditje. Pa Xhuliano Skukën dhe Eneo Bitrin, Partizani do të zbres në orën 16:00 të së enjtes në stadiumin e saj ku do të pres Teutën.

Të kuqtë kërkojnë të mbajnë hapin e Tiranës kryesuese, madje duke shpresuar tek ata fals për t’i marrë fronin. Mungesa e dyshes pritet të ndihet shumë ndaj bregdetarëve, që kanë synimin për t’iu larguar akoma dhe më shumë zonës që të dërgon një kategori më poshtë në fund të sezonit.

Pas shumë vitesh, edhe Tirana do vuajë mungesë të rëndësishme në sulm. Pa Redon Xhixhën, golashënuesin më të mirë të kampionatit, bardheblutë do të udhëtojnë në transfertë për të dueluar me Erzenin. Hendeku mes dy skuadrave është aktualisht 5 pikë, me Tiranën që dëshiron ta thellojë akoma dhe më shumë, ndërsa Erzeni për tu afruar më shumë me zonën Europiane.

Lini një Përgjigje