Shkëlqeu ndaj Empolit, Inzaghi gati t’i japë një shans në sfidën e radhës Asllanit

24 Janar 2023, 17:30Sport TEMA

Shkëlqeu ndaj Empolit, Inzaghi gati t’i japë një shans

Kristjan Asllani ishte lajmi i vetëm i mirë për Interin në humbjen e mbrëmshme ndaj Empolit. Futbollisti shqiptar u fut në fushë në pjesën e dytë kundër ish-klubit të tij, duke bërë një paraqitje shumë mirë. Tani Inzaghi pritet t’i japë një shans për ta aktivizuar si titullar ndaj Cremoneses.

“Aspekti më befasues i performancës së tij është personaliteti me të cilin numri 14 hyri në fushë. Nuk ka frikë nga marrja e topit apo të provojë lëvizje të rrezikshme në zona të ngushta”, shkruhet në vlerësimin e mediave italiane për të..

Simone Inzaghi mund të vendosë t’i japë atij një shans kundër Cremoneses. Arsyet janë të ndryshme. Së pari i jep më shumë liri Mkhitaryan, i cili dje u pa në vështirësi. Arsyeja e dytë lidhet me entuziazmin që përcjell Asllani në fushën e lojës.

Mesfusha me të në fushë duket më dinamike. Muaji shkurt do të jetë i mbushur me ndeshje, ndaj dhe rotacioni do të jetë mëse i dobishëm për strategun e Interit. 

Lini një Përgjigje