Transferimet e Skukës, Xhixhës, dhe Simonit, Duka: Shitja e 3 lojtarëve tregon rritjen e nivelit

24 Janar 2023, 21:05Sport TEMA

Transferimet e Skukës, Xhixhës, dhe Simonit, Duka: Shitja e 3

Transferimi i tre lojtarëve të rëndësishëm të futbollit shqiptar në arenën europiane ka marrë vlerësimin dhe urimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i futbollit shqiptar ka vlerësuar maksimalisht potencialin e Skukës, Xhixhës dhe Simonit, por ka thënë edhe fjalët më të mira për kampionatin dhe rritjen e tij graduale në sezonet e fundit.

“Dëshiroj të përshëndes transferimet e rëndësishme të tre prej lojtarëve më cilësorë të Abissnet Superiores. 

Simon Simoni, Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha janë protukte bio të kampionatit tonë, akademive të klubeve që kanë punuar seriozisht me futbollin e moshave. Gjithmonë kam inkurajuar dhe do të mbështes ato klube dhe akademi që bëjnë pujnë të madhe me elementët e rinj”.

Simoni, Skuka dhe Xhixha janë në të njëjtën kohë edhe konfirmimi i rritjes së vazhdueshme të kampionatit, cilësisë së tij dhe tregojnë se produkti ynë ka vlera dhe mund të konkurrojë denjësisht në arenën ndërkombëtare. Ky është një shembull konkret se me pak më shumë punë dhe kujdes në menaxhim mund të kemi më shumë raste të tilla suksesi”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje