Pique tradhtoi edhe Clara Chia Martì me avokaten e vet, jo vetëm Shakirën. Zbulohet sfondi i bujshëm

25 Janar 2023, 10:39Sport TEMA

Pique tradhtoi edhe Clara Chia Martì me avokaten e vet, jo vetëm

Telenovela Pique-Shakira pasurohet me një kapitull të ri të zjarrtë. Reagimet mes ish-lojtarit të Barcelonës dhe këngëtares kolumbiane në lidhje me këngën shumë të kritikuar “Music Session 53” kanë krijuar më shumë se një fërkim mes Piqué dhe partneres së tij të re, Clara Chia.

Në fakt, brenda këngës, Shakira sugjeron mes rreshtash se futbollisti katalanas ishte përpjekur të pajtohej me të. Një mesazh ‘i koduar’ që do ta kishte tërbuar Clara, teksa do të largohej nga shtëpia e kampionit spanjoll. Kjo është e gjitha? Sigurisht që jo. “Bomba” është një tjetër…

Sipas gazetarit spanjoll Jordi Martin, Pique e tradhtoi edhe Clara, “flakën” e tij të re. Indiskrecioni i bujshëm ka edhe emër e mbiemër. Flirtuesja e re e ish-futbollistit do të ishte në fakt Julia Puig Gali, juristja 25-vjeçare me diplomë master në të drejtën penale ekonomike. Julia Puig dhe Piquè njihen prej shumë vitesh.

Kjo avokate në fakt është marrë me divorcin mes mbrojtësit dhe Shakirës. Vetë Martin nuk do të përjashtonte që më parë mund të ketë pasur diçka mes të dyve, duke qenë se kushëriri i avokates është një fytyrë e njohur për Piqué.

Ai është Riqui Puig, ish-shoku i skuadrës së ish-mbrojtësit të Barcelonës. Revista tabloid “Socialité” zbuloi gjithashtu se të dy ishin takuar tri vite më parë, ishin parë së bashku mes festave në zonat më ekskluzive private të jetës së natës spanjolle.

1 Komente

  1. p
    piqui piqiu piqio

    e po si ju vallahi s'kena pa . e qiu se qiu pipiu avokaten akrobaten etj .ikere se na lodhet me kto thashetheme .let'qien bota e bejn qejf . opo mendoni per vete o te shkrete , ta njomni ate , jo cfar beri ky , ajo ai .

    Lini një Përgjigje