Ibra sulmon argjentinasit pas triumfit në Botëror: U sollën keq, nuk do fitojnë kurrë më

25 Janar 2023, 19:08Sport TEMA

Ibra sulmon argjentinasit pas triumfit në Botëror: U sollën keq,

Zlatan Ibrahimoviç e ka ndjekur si spektator Botërorin 2022, por ka treguar se ishte i bindur që Argjentina do ta fitonte, për shkak të Lionel Mesit. 

Sulmuesi suedez, ka treguar për mediat franceze gjatë prezantimit të filmit “Asteriks dhe Obelisk, Mbretëria e Mesme”, ku ai është protagonist, se si e ka përjetuar suksesin e Argjentinës, duke mos u kursyer në kritika.

“Mesi vlerësohet si lojtari më i mirë në histori, isha i sigurt që do të fitonte. Gjithashtu jam i bindur se Kilian Mbape do të fitojë një tjetër Kupë Bote”, tha fillimisht suedezi.

“Nuk jam i shqetësuar për Mesin. Jam i shqetësuar për të tjerët te Argjentina, pasi nuk do të fitojnë më asgjë. 

Mesi ka fituar gjithçka dhe do të kujtohet, por pjesa tjetër që u soll keq, këtë nuk mund ta respektojmë. Kjo vjen nga unë, duke folur si një futbollist profesionist i nivelit të lartë, është një sinjal që do të fitosh një herë, por nuk do to kthehesh kurrë të fitosh më. 

Nuk fitohet kështu”, ishte kritika e Ibrahimoviç për futbollistët e Argjentinës, me siguri duke iu referuar skenave të lojtarëve argjentinas pas triumfit teksa talleshin me kundërshtarët e tyre.

Lini një Përgjigje