Sylvinho tregon skemën që do të aplikojë te Shqipëria

25 Janar 2023, 16:51Sport TEMA

Sylvinho tregon skemën që do të aplikojë te Shqipëria

Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë dhe do të ketë në dorë fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Europianit. Braziliani ka punuar me trajnerë të mëdhenj të futbollit botëror dhe për këtë arsye pritet shumë prej tij në Kombëtare. Së fundmi Sylvinho ka treguar më tepër për skemën e tij të preferuar dhe mënyrën se si e sheh futbollin.


Kjo nuk do të thotë se me patjetër do të zbatohet te Shqipëria pasi Sylvinho e tha qartë se skemën e vendos në bazë të përbërjes së lojtarëve. Megjithatë, mjafton për të kuptuar një ide të parë mbi brazilianin dhe mënyrën se si do të sillet në fushë.


Sylvinho është shprehur se skema e tij e preferuar është 4-3-3. Në momentin që kundërshtari i luan me po të njëjtën skemë, atëherë ndryshon në 4-2-3-1.

Ndërkohë, kur dy qendërmbrojtsit kundërshtarë mundohen që të organizojnë lojën, presioni i preferuar i Sylvinhos është në skemën 4-4-2.


Gjithçka është e qartë, në momentin që mbrojtësi kundërshtar sulmon, atëherë sulmuesi i Kombëtares duhet të kthehet deri në mbrojtje për të vazhduar duelin me të, nëse këto ide do të zbatohen te Shqipëria.


Në ndryshim nga Reja që praktikonte të njëjtën skemë pa ndryshuar asgjë, Sylvinho kërkon që të ndryshojë shumë herë brenda lojës në varësi se si i sillet kundërshtari, edhe pa ndryshuar asgjë nga lojtarët, pra pa kryer zëvendësime.

3 Komente

  1. N
    Na myten

    Ky Silvinjo ka marre te trajnoje kombetaren e Frances apo te Shqiperise?! Do nderroje skemen disa here gjate lojes thote gazetari. Po trutë dhe takatin ku do t'i gjejnë këta tanës?!

    1. V
      Vini

      Kete dhe nga Lioni e shkarkuan pas disa muajsh per rezultate katastrofike!! E gjeti Armàdo duka dhe nje trajner tjeter per te shitur ndeshjet e kombetares... Pfff

      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

        Sido qe te luaje Shqiperia e cilindo trajner te kete nuk ndryshon asgje. Skuadra jone eshte modeste. Kot harxhohen leke me trajnere te huaj. Merrni nje shqiptar , jepini 1000 euro ne muaj dhe le te fitojme me Andorren dhe Luksemburgun se aq e kemi takatin.

        Lini një Përgjigje