E ardhmja e Piolit në dyshim, Conte dhe De Zerbi në listën e Milanit

9 Shkurt 2023, 14:46Sport TEMA

E ardhmja e Piolit në dyshim, Conte dhe De Zerbi në listën e

Milani po kalon një moment shumë të vështirë, ku rezultatet pozitive mungojnë prej një muaji dhe nga lufta për titull, tashmë objektivi është kualifikimi në Champions League.

Duke parë formën e dobët të kuqezinjve, e ardhmja e trajnerit Stefano Pioli, nuk është e sigurt dhe po përflitet për një largim të mundshëm.

Në këtë situatë, në Itali kanë filluar të aludojnë edhe për emrat që mund të drejtojnë Milanin.

“La Repubblica” raporton se trajneri i Tottenham, Antonio Conte dhe trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, janë në listën e Milanit për drejtimin e skuadrës.

Deri tani gjithçka është në kuadrin e thashethemeve, por në rast se rezultatet e skuadrës nuk ndryshojnë, atëherë gjithçka mund të bëhet reale.

Lini një Përgjigje