Zlatan Ibrahimovic: Jam ende Zoti, jam numri një në futboll. S'ka më të mirë se unë

9 Shkurt 2023, 10:46Sport TEMA

Zlatan Ibrahimovic: Jam ende Zoti, jam numri një në futboll. S'ka

Zlatan Ibrahimovic mezi po pret të kthehet në fushë dhe tifozët e Milanit mezi po e presin.

Në një intervistë për “Sportmediaset”, sulmuesi suedez premton se do të ndryshojë situatën e rëndë në të cilën ndodhet aktualisht ekipi kuqezi.

“Jam ende Zoti, jam ende njëshi. Tani do të kthehem dhe gjërat do të ndryshojnë. Kam shumë uri, due të rekuperoj 7-8 muajt e humbura”, premton 41-vjeçari.

Sipas tij, kritikat ndaj Milanit janë normale: 

“Nëse nuk të kritikojnë, do të thotë që nuk je në nivele të larta. Mua kanë 25 vite që më kritikojnë sepse jam njëshi, jam mësuar. Ndihem mirë, shumë mirë. Po stërvitem me grupin dhe rekuperimi po shkon sipas planit. 

Milani nuk po kalon një periudhë të mirë, por do ta përmbysim situatën. Kur të jem në fushë, do të jem në gjendje ta ndihmoj edhe më shumë ekipin”.

Edhe pse 41 vjeç, Ibra nuk mendon për tërheqjen nga futbolli: “Kam ende për të dhënë sepse cilësia nuk zhduket. Fiziku ndryshon, përgatitja ndryshon, por cilësia është aty. Atij që nuk beson te Zoti, unë do ia tregoj në fushë, jo me fjalë”.

1 Komente

  1. T
    Trimi

    Ti je nje pler dhe për këtë nuk e ke marre asnjeher topin e artë. Jevg serb.

    Lini një Përgjigje