Katari kërkon të shtrijë investimet e mëdha edhe në futbollin britanik. Pasi pronësoi PSG, vendi organizator i Kupës së Botës kërkon të hedhë rrënjë edhe në Premier League ku nuk ka ende në pronësi një klub të madh.
Familja amerikane Glazer ka nxjerrë në shitje Manchester United dhe në garë gjatë ditëve të fundit është futur Katari me disa kompani private që mund të bashkohen për të ofruar shifrën monstruoze të 6.7 miliardë eurove.
Në këtë mënyrë, largohet mundësia që klubi të përfundojë në duart e anglezit Sir Jim Ratcliffe, pasuria e tij llogaritet të shkojë deri në 15 miliardë.
Kjo do të thotë se nëse finalizohet shitja me vlerën e përfolur në media, do ta bënte shitjen e Manchester United më të shtrenjtën e historisë së gjithë sportit dhe jo vetëm futbollit.
Afati i paraqitjes së ofertave në selinë e familjes Glazers skadon në mesin e këtij muaji ndërsa shitja do të finalizohet menjëherë pas përfundimit të sezonit.
Lini një Përgjigje