Futbolli shqiptar solidarizohet me tragjedinë në Turqi dhe Siri: Lutemi për ju

7 Shkurt 2023, 16:51Sport TEMA

Futbolli shqiptar solidarizohet me tragjedinë në Turqi dhe Siri:

Ndeshja e javës së 20-të të Superligës shqiptare të futbollit mes Vllaznisë dhe Kukësit ka nisur me një mesazh solidariteti. 

Në "Loro Boriçi" të dyja skuadrat kanë mbajtur një banderolë në shenjë mbështetje për personat e prekur nga tërmetet që goditën dje Turqinë dhe Sirinë. 

"Ne jemi solidarë me Turqinë dhe Sirinë. Ne lutemi për viktimat e tragjedisë së tërmetit", shkruhej në banderolë.

Lini një Përgjigje