
Fjalë të thëna disa vite më parë, por të destinuara në mënyrë për të shkaktuar një diskutim. Një nga prokurorët e hetimit të Prisma, që hetoi Juventusin dhe drejtuesit e tij, është shprehur shumë i hidhur në një konferencë në vitin 2019.
“E pranoj. Unë ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin.” –ishte shprehur fillimisht prokurori Ciro Santoriello. “Si prokuror jam kundër Juventusit, kundër hajdutëve në fushë.” – ka thënë prokurori në një konferencë në vitin 2019.
Pak ka dashur që kjo konferencë prapa në kohë, të hapë disa diskutime dhe të nxisë dyshime në kampin e Juventusit apo te tifozët bardhezi.
Lini një Përgjigje