
Partizani ka regjistruar humbjen e radhës në kampionat, teksa u mposht me rezultatin 1-2 me Laçin.
Të kuqtë vazhdojnë me formën e dobët, teksa nuk njohin fitore për të pestën ndeshje radhazi.
Da Silva i dha avantazhin Partizanit në minutën e 28-të me një supergol, por kurbinasit përmbysën rezultatin me golat e Turkaj në fund të pjesës së parë dhe Shkurtaj në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Laçi mban vendin e terët me 29 pikë, ndërsa Partizani mbetet i dyti me 31 pikë.
Lini një Përgjigje