Po shkëlqen në Spanjë, Uzuni: Më kontaktoi Sylvinho, synoj 20-25 gola

6 Shkurt 2023, 16:08Sport TEMA

Po shkëlqen në Spanjë, Uzuni: Më kontaktoi Sylvinho, synoj

Myrto Uzuni po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Spanjë, me skuadrën e Granada në La Liga 2. Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar 15 gola deri tani dhe kryeson renditjen e golashënuesve.

Në një lidhje skype në emisionin “SportZone”, Uzuni zbuloi se trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho i kishte dërguar mesazh dhe i ka thënë se do ketë një komunikim.

I pyetur për ndryshimin e skemës, sulmuesi beratas, deklaroi se me skemën 3-5-2, skuadra nuk kishte guxim të dilte në sulm.

“Sapo më shkroi trajneri Sylvinho dhe do kem një komunikim me të. Fanella e Kombëtares është arritja më e madhe për një futbollist.

Kur je me Kombëtaren, në transfertë nuk duhet të humbasësh. Unë asnjëherë nuk futem në fushë për barazim apo për të humbur. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe të jemi të uritur për Europianin. Unë dua ta provoj atë emocion për të qenë në Europian.

Unë mendoj se kemi të gjitha aftësitë për të luajtur më shumë ofensivë. Ajo skema me 5 ishte mbrojtëse, nuk luanim me autoritet dhe personalitet. Nuk kishim guxim të dilnim përpara. Me trajnerin e ri, do të jetë ndryshe mendoj, nga ajo që kam parë nga videot”

I pyetur për të ardhmen, lojtari beratas tha se pret shumë nga vetja dhe gjithmonë synon më shumë, duke punuar për këtë.

“Nuk ka ndonjë specifik, por është një punë e madhe dhe duke besuar te vetja ime më solli deri këtu ku jam.

Këtu në La Liga2 kanë qenë disa lojtarë të kombëtares dhe më kanë thënë që është e vështirë të shënosh me Grandën, sepse kampionati është i fortë.

Para se të fillonte kampionati, i kam thënë çunave që do të shënoj 20-25 gola dhe të gjithë nuk besonin. Tani të gjithë po thonë që e mbaj fjalën. Kërkoj shumë nga vetja dhe punoj fort, sepse kjo është puna ime. Gara këtu është shumë e ashpër, sepse ka ekipe të mira. Shanset janë gjithmonë aty për të shkuar në La Liga. Duhet të jemi në 6 vendet e para. Flasim shpesh me Sadikun dhe e kemi uruar njëri-tjetrin.

E ardhmja? E mira nuk ka fund dhe pres nga vetja gjithmonë më shumë.

Fati është gjithmonë pjesë e futbollit. por është erdhe regjimi, puna dhe ka shumë gjëra përpara për të ecur në karrierë. Unë nuk kam qenë kurrë i lumtur me veten, kam synuar shumë. Gjithçka ia kam dedikuar futbollit”, u shpreh Uzuni.

Lini një Përgjigje