Korabi është në garën për t’u ngjitur në “Abissnet Superiore”.
Konkurenca këtë sezon është mjaft e vështirë, teksa në Kategorinë e Parë gjenden klube me emër si Dinamo, Flamurtari, Skënderbeut etj. Por kjo nuk e ndalon klubin dibran të shohë përpara, drejt elitsës së futbollit shqiptar.
Presidenti i Korabit, Fehmi Mëziu në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” tha se diferencat mes Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore”-s nuk janë aspak të mëdha.
Mëziu përmendi edhe çështjen e Skukës, teksa zbulon se gjatë transferimit te Dinamo, ka mbajtur 30% të kartonit të sulmuesit dhe pret të marrë pjesën e tij pas transferimit të fundit te Metz-i.
Fehmi Mëziu: Pas Skukës, kemi edhe lojtarë të tjerë të rinj. Korabi ka akademinë e vetë, që punon me kontrata afatgjata. Kemi shumë djem të rinj me të cilët po punohet. Një ndryshim të vetëm që ka me Superioren, është infrastruktura e stadiumeve. Por nga ana cilësore janë një nivel me Superiore. Është një Superiore e dytë. Korabi po bën disa vite që po punon me djem të rinj. Por nuk i jemi ndarë asnjëherë objektivit për ngjitjen e kategorisë.
Do ishte mirë që këta lojtarë t’i shiste vetë dhe jo të bëhej trampoline. Skukën, kur Korabi e lëshoi, kishte 30% lidhje të kartonit me Dinamon, Sot mund t’i hedh në gjyq, sepse askush nuk thotë që këto 30% janë të Korabit. Çfarë kemi më tepër këtë sezon? Ne kemi cilësi, lojtarë të rinj që kanë dëshirë për të luajtur futboll.”
Lini një Përgjigje