Së shpejti në Kombëtare? Hysen Memolla: Do të jap maksimumin te Egnatia, zgjedhja e duhur

6 Shkurt 2023, 13:18Sport TEMA

Së shpejti në Kombëtare? Hysen Memolla: Do të jap maksimumin

Lojtari me një kar rierë të madhe Hysen Memolla të vijë të luajë në Kategorinë Superiore dhe për më tepër në një skuadër si Egnatia.

Në  një intervistë për “Ora Sport” në RTV Ora, Memolla tregoi se çfarë e bëri të kthehej dhe të luante me një skuadër si Egnatia, nëse ka ambicie për tu bashkuar me Kombëtares si dhe rreth objektivave që ka për skuadrën ku tashmë ai luan.

Hysen Memolla: Ndihem shumë mirë të Egnatia, shpresoj se do të jap maksimumin dhe të arrijmë qëllimet tona, nga nesër kundër Tiranës. Kisha dëshirë të kisha një eksperiencë në Shqipëri. Niveli është rritur, nuk besoj që është një kampionat intferior.

Gazetari: Me një ofertë që mund të të vijë largohesh prapë?

Hysen Memolla: Nuk mund ta them një gjë të tillë. Klubi është i organizuar mjaft mirë, kam parë organizim më të mirë se disa klube jashtë shtetit. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja e duhur për mua.

GazetariA mund të shikojmë dhe në ekipin kombëtar?

Hysen Memolla: Nuk e di çfarë mendimi ka trajneri Selvinjo. Por do të jetë një plus. Nuk është keq nëse trajneri e shikon superligën shqiptare pasi ka kualitet.

Gazetari: Cili është objektivi i Egnatias?

Hysen Memolla: Kemi nëj ekip të mirë. Besoj se mund të arrijmë vendin e dytë, të tretë pa probem.

Lini një Përgjigje