M.City buzë greminës, nis hetimi që mund ta dënojë si Juventusin! Klubi në akuzë për mashtrim me të ardhurat

6 Shkurt 2023, 16:47Sport TEMA

M.City buzë greminës, nis hetimi që mund ta dënojë si

Manchester City rrezikon zbritjen e pikëve ose përjashtim nga Premier League për shkak të shkeljeve financiare. 

Për klubin e sheikëve ka nisur një hetim ku përfshihen 9 sezone, nga 2009 deri 2018, dhe dyshohet për të paktën 100 shkelje.

Manchester City dyshohet se ka dhënë informacion të gabuar financiar, ka fryrë të ardhurat, nuk ka deklaruar pagën reale të futbollistëve dhe menaxherëve, ka shkellur rregullat e ‘Fair Play-t Financiar’ të UEFA-s si dhe ka shkelur mirëbesimin e ligës mbi pasqyrimin e të dhënave. 

Sipas mediave në Angli hetimi mund të marrë vite, por gjasat janë që City ta pësojë rëndë ashtu siç ndodhi edhe me Juven në Seria A.

Lini një Përgjigje