“Nuk jemi më në garë për titullin nga sot”: dorëzohet Colella pas humbjes me Laçin, Mezani tregon karakterin

6 Shkurt 2023, 21:40Sport TEMA

“Nuk jemi më në garë për titullin nga sot”:

“Arsyet pse nuk ruajmë avantazhin janë të shumta, nuk është vetëm një. Mendoj se skuadra është pak e karikuar psikolgjikisht dhe me shumë mundësi është një peshë që nuk arrin ta mbajë. Meqë është larguar Rrapaj dhe po provojmë zgjidhje të ndryshme. 

Pastaj mbrapa është e lehtë të bësh komente”. Giovanni Colella nuk fshihet pas fjalëve dhe as nuk mund ta bëjë, duke parë renditjen që nga fundi i 2022 në këtë nisje të 2023 e pa të kalojë nga +4 në -6 nga Tirana. Tekniku i Partizanit, pas humbjes me përmbysje me Laçin e sheh veten të rrezikuar edhe në zonën europiane, me të kuqtë që nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh.

Colella është krejtësisht i dorëzuar dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje të madhe: “Ne nuk jemi më në garë për titullin nga sot, 6 pikë nga Tirana janë shumë. Ka shumë skuadra dhe ne me shume mundësi nuk jemi në lartësinë e duhur. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk jemi ne kandidatët për titullin në këto momente, është e dukshme. Kur një skuadër bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk mund të thotë se është kandidate për titull. Para se ta thonë të tjerët, e them unë”.

MEZANI: TREGUAM KARAKTER

“Është e pafalshme të pësojmë gol dhe që më pas duhet të harxhojmë shumë energji për ta kthyer sfidën. Por më vjen mirë që kthejmë rezultatin dhe treguam karakter ashtu si kundër Teutës. Kjo fitore na ndihmon ndaj një skuadre që është pretendte për titull”.

Tekniku i bardhezinjve, Gentian Mezani, është i kënaqur me lojën dhe rezultatin kundër Partizanit. Kurbinasit janë tani në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin Europë.

 “I kisha kërkuar futbollistëve që të ishin në mbrojtje, por nuk ishin në momentin që Da Silva shënoi gol – tha ai -. Përpos atij gabimi Ujka reagoi mirë, e ka ndihmuar shumë skuadrën. Edhe pse në atë moment na kapën në befasi. Të gjithë bënë detyrën siç punuam gjatë javës për ti bërë ballë Partizanit, janë për tu përgëzuar dhe do të shohim gabimet për ti rregulluar”.

4 Komente

  1. S
    Shaqo

    Ik, largohu. Pa trajner, me mire se me ty.

    1. I
      Ik o breshkaxhi

      Po si mund te jete Partizani ne gare me nje mortje si ty dhe me drejtues xhambaze?! Behu burre, merr valixhet e shporru!

      1. T
        Tifoz

        Nuk jam tifoz i Partizanit por nuk eshte vetem faji tij.Lojtare te zakonshem ka edhe ata qe benin dallimin i shiti prandaj them qe me kete perberje kjo eshte gjendja reale.Ne presim nga trajneret e huaj cudira asnje nuk ka shkopin magjik atij i vihet direkt barra duke i kerkuar me detyrim te dali kampion kjo eshte mungesa e profesionalizmit ne futbollin tone.Partizani kishte Dajen trajnerin me te mire vendas dhe e largoj ai shkon ne Kosove dhe tregon se sa gabim bejme ne ne menaxhim gjithmone te nxituar dhe intolerant.Ky trajner Italian pavarsisht se si po shkon tregohet i sinqerte fhe nuk justifikohet thote realitetin kjo eshte gjendja.Mund e te shkarkohet por nuk do rregullohet aspak niveli aktual i ekipit shkurt ska lojtare niveli.

        1. S
          Sbo hajer Partizani me O.R dhe G.D

          O shoku, ky eshte sharlatan, i pandjeshem ndaj peshes qe ka fanella e Partizanit! Se s’mund te shpjegohet ndryshe qe 4 ndeshje pa fitore dhe ky vazhdonte refrenin: jam i kenaqur me lojen, jemi per titull! Te e pesta e kuptoi qe s’jane per titull! Po si mund te jete per titull kur mban ne formacion Muratajn qe talentin e vetem qe ka eshte te bej si gjel e te zihet?! Mos flas pastaj per drejtuesit mizerabel qe e shohin ekipin si lope me vjel leke! Gaz Demi e ka pranu vete qe i ka hy kot rruges se investimit te Partizani! Ate bixhozxhiun tjeter as s’ia vlen me ia permend emrin!

      Lini një Përgjigje