
Real Madrid shpenzoi plot 70 milionë euro për talentin brazilian Endrick. Sulmuesi do të transferohet në Santiago Bernabeu në vitin 2024, sapo të mbushë 18-vjeç. Megjithatë, lojtari 16-vjeçar që aktivizohet me Palmeiras në Brazil duket se ka nisur të ndjejë peshën e talentit të tij teksa në gjashtë ndeshjet e para të vitit 2023, nuk ia ka dalë të shënojë asnjë gol.
Gjithsesi, është presidenti i Palmeiras, Abel Ferreira i cili kërkon të largojë çdo presion nga djaloshi duke u shprehur se Endric është ende një fëmijë.
“Duhet që me Endrick të tregohemi të durueshëm, ai është thjesht një djalosh i vogël. Është në moshë për të shkuar në Disneyland, duhet të rritet, të jetojë adoleshencën dhe të mendojë vetëm për të qeshur. Nuk mund të presim që një 16-vjeçar të shënojë 10 apo më shumë gola. Sepse më pas nisin t’i gjykojmë dhe nga të talentuar i quajmë skarco”, u shpreh Ferreira.
Lini një Përgjigje