Nxirret i gjallë nga rrënojat futbollisti turk, një tjetër pret ndihmën e zjarrëfikësve

7 Shkurt 2023, 11:12Sport TEMA

Nxirret i gjallë nga rrënojat futbollisti turk, një tjetër

Tërmeti në Turqi ka krijuar panik, viktima e pasoja të rënda, teksa mijëra njerëz janë ende nën rrënoja. Të përfshira në këtë tmerr janë edhe skuadrat e futbollit, të përfshira nga tërmeti i një ditë më parë.

Kështu, lajme të mira vijnë nga skuadra turke e Hatyaspor, ku luan edhe Christian Atsy, që është gjetur i gjallë nën rrënoja. Pas tij, skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë edhe shokun e tij të skuadrës, Bertug Yildirim.

Ndërsa një futbollist i tretë, Onur Ergun, është ende nën rrënoja. Ai është gjetur, është gjallë dhe në gjendje të mirë fizike, por pritet ndërhyrja e zjarrëfikësve dhe skuadrave të shpëtimit për ta nxjerrë gjallë.

Në gjendje të mirë edhe përkthyesi i klubit, Emre Aslan, që është nxjerrë nga rrënojat pa dëmtime. Lajmet e shpëtimit të futbollistëve të ekipit turk Hatyaspor i konfirmoi e përditshmja turke “Fanatatik”.

Lini një Përgjigje