Dokumentet e zbuluara, që çmontuan "universin City" të Mansour. Kështu filloi gjithçka...

7 Shkurt 2023, 11:26Sport TEMA

Dokumentet e zbuluara, që çmontuan "universin City"

Gjithçka kthehet në dimrin e vitit 2018. Siç ka shpjeguar në deklaratën e saj Premier League, hetimi për Manchester City filloi në atë kohë…, por ngërthen praktikisht në të gjithë dekadën e mëparshme. Ishte një muaj më parë, në nëntor, kur media gjermane ‘Der Spiegel’ publikoi dokumente në lidhje me ‘Football Leaks’, që implikonte edhe Manchester City.

Gjatë një jave, gazeta gjermane pohoi se aksioneri dhe pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour (një anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabi dhe gjithashtu zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe) kishte rritur fshehurazi të ardhurat e klubit anglez përmes “marrëveshjeve të fryra” me sponsorët e Emirateve. Siç shpjegoi ‘Der Spiegel’, të gjithë sponsorët kishin një lidhje të ngushtë me qeverinë e Emirateve.

Përveç kësaj, ‘Der Spiegel’ publikoi se “kompania mbajtëse që qëndron pas Manchester City duket se ka shkelur rregullat duke paguar miliona tarifa për agjentët e lojtarëve dhe gjithashtu duke orkestruar një marrëveshje të fshehtë trekëndore për të nënshkruar një lojtar nën moshë”.

Siç raportohet nga ‘The Athletic’, në një analizë të publikuar tani, ideja e Mansour ishte “të parandalonte Manchester City, i cili shpenzon lirshëm, të tejkalojë kufirin e UEFA-s për humbjet e lejuara midis viteve 2012 dhe 2016”. Përveç sponsorizimeve, u fshehën edhe shpenzimet, si paga e trajnerit të atëhershëm të klubit, italiani Roberto Mancini, si dhe pagesa e të drejtave të imazhit për futbollistët.

Reagimi i Manchester Cityt ishte i shpejtë në atë kohë. Ata denoncuan se dokumentet ishin marrë “në mënyrë kriminale”. Klubi nag “Etihad” gjithmonë ka mohuar të ketë vepruar në mënyrë të paligjshme dhe ka deklaruar se “sulmet janë pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e City”.

Një çështje që mund të jetë vendimtare në gjithë këtë histori është kontrata sekrete e Roberto Mancinit. Mes dokumenteve të zbuluara nga investigimi gazetaresk i ‘Football Leaks’, ‘Der Spiegel’ zbuloi se trajneri italian kishte marrë pagesa nëpërmjet një kontrate pune fiktive si konsulent për klubin Al Jazeera. Kjo kontratë nënkuptonte një të ardhur prej 1.900.000 eurosh, përveç 1.6 milionëve që kishte pagë bazë si trajner i City.

Siç raportohet nga ‘The Times’, kompania e trajnerit italian, ‘Italy Internacinal Services’ lëshoi ​​fatura tremujore për Manchester City, të paguara nga ‘Abu Dhabi United Group’ për Mancini përmes Al Jazira.

Por kjo nuk është aspak hera e parë që Manchester City është nën hetime dhe i dyshuar. Në shkurt 2020, UEFA e sanksionoi klubin me dy vite pezullim nag garat evropiane për shkelje të “Fair Play Financiar”, duke konstatuar parregullsi në të ardhurat e tij nga sponsorizimi. Përveç kësaj, “qytetarët” morën një gjobë prej 30 milionë eurosh. Në thelb ishte monitorimi dhe dënimi i asaj që ‘Der Spiegel’ kishte denoncuar dy vite më parë.

Mbikëqyrja Financiare e Klubeve të UEFA-s e shpalli Manchester City fajtor për keqinterpretim të llogarive të tyre në shumën prej më shumë se 200 milionë paund dhe dështim për të bashkëpunuar me mbikëqyrësit financiarë të futbollit evropian.

Çështja zgjati disa muaj, derisa Gjykata Evropiane e Arbitrazhit (CAS) vendosi në korrik 2020 të heqë sanksionin dhe të ulë gjobën në më pak se 10 milionë euro, pavarësisht faktit se 9 klube të Premier League, përfshirë Chelsea, Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, i kërkoi CAS-it të mos dorëzohej.

“Ky vendim është një fatkeqësi dhe një turp për futbollin”, – tha menaxheri i Tottenham asokohe, Jose Mourinho. “Nuk është mirë për sportin”, – shtoi Jürgen Klopp, trajneri i Liverpool.

Tashmë, siç shpjegon ‘The Athletic’, gjithçka bie erë për shkak të një hetimi nga Premier League që nisi në vitin 2019. Si gjithmonë, gjithçka e ka origjinën nga dokumentet e para të rrjedhura nga ‘Football Leaks’.

Lini një Përgjigje