Rritje të ndjeshme të pagës, Rrahmani arrin marrëveshjen me Napolin

7 Shkurt 2023, 14:33Sport TEMA

Rritje të ndjeshme të pagës, Rrahmani arrin marrëveshjen me

Amir Rrahmani do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka arritur marrëveshjen me skuadrën italiane për rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Il Mattino”, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes mes tyre do të bëhet në fund të sezonit.

“Il Mattino” ndërkohë zbulon se rroga vjetore e Rrahmanit me kontratën e re do të rritet dhe do të shkojë deri në 2,5 milionë euro.

Kujtojmë se mbrojtësi është khtyer në një pikë kyçe në formacionin e Luciano Spalletit, ku 28-vjeçari ka dhënë siguri përpara portës.

Lini një Përgjigje