
Viktimë apo provokues? Gjeni apo qarraman? Talent apo lojtar kapriçoz? Rasti i Vinicius jr. ndan Spanjën më dysh. Sulmuesi i Real Madrid, një nga kundërshtarët më të urryer për tifozët e Atletico-s, në jo pak raste është bërë shënjestër e sulmeve të tyre që për shumë janë interpretuar edhe si me sfond racor.
Gjithsesi, ka edhe një pjesë të madhe që sjelljet e tij i konsideron normale edhe pse për momentin, kjo është një çështje që po tërheq vëmendje të madhe në La Liga dhe jo vetëm. Fillimisht, atë e tallnin sepse vraponte shumë dhe nuk arrinte asnjëherë te topi por më pas erdhi Ancelotti dhe ndryshoi gjithçka.
Gjithsesi, ai është “neymarizuar” me shpejtësi dhe është një kopje e shokut të tij aktualisht te PSG. Në këtë mënyrë, madrilenët e bardhë kanë dalë në mbrojtje të talentit që u transferua nga Flamengo shumë vite më parë ndërsa një pjesë tjetër bashkuar këtu edhe “Los Colchoneros” nuk e humbasin rastin për ta intimiduar nga shkallët me metoda demokratike e lojtarë në fushë me mënyra më pak të tilla siç ndodhi në ndeshjen kundër Mallorca-s ku u rrëzua në fushë plot 10 herë por arbitri nuk ndërhyri me karton të verdhë.
Në fushë ka zbritur edhe Carlo Ancelotti i cili u ka treguar spanjollëve se problemi nuk është Vinicius por vetë ata dhe vëmendja duhet të zhvendoset nga braziliani te futbolli i luajtur, përndryshe është pothuajse e sigurt se ashtu siç është ndezur me shpejtësi, mund të fiket në të njëjtën mënyrë një talent që për Realin vlen shumë.
Ky per simulim ia kalon te gjitheve. Grindavec, qaraman, provokator, protestues dhe simulues. me keto cilesi te keqija ka fituar urrejtjen e te gjithe atyre qe duan futbollin. Ky lojtar eshte ber i tille sepse eshte lojtar i Real Madritit. Te gjithe e dine qe te jesh lojtar i Realit je i perkedhelur sepse ke tolerancen maksimale nga albitrat. Ne ndonje ekip tjeter sjelljet e tij prej rrugaci do ishin ndeshkuer ne cdo ndeshje me te kuqe.
Pordhe jevgu, por "harron" qe eshte jevg.