Redon Xhixha “sms” Sylvinhos: Pres një ftesë nga kombëtarja

7 Shkurt 2023, 13:28Sport TEMA

Redon Xhixha “sms” Sylvinhos: Pres një ftesë nga

Redon Xhixha u transferua te Qarabag gjatë merkatos së dimrit. Sulmuesi kurbinas u largua në këtë mënryë nga Tirana, ndërs është ktheyr menjëher protagonist në Azerbajxhan.

Në një intervistë për “Oversport” ish-lojtari i Tiranës ka treguar se si e kanë pritur në skuadër. Ndër të tjera sulmuesi kurbinas ka theksuar se pret tashmë edhe një ftesë nga Sylvinho.

“Azerbajxhani është me të vërtetë një vend shumë i bukur. Në ndeshjen e fundit, fati nuk ishte me mua për të shënuar, sepse mbrojtësi më pengoi. Ndoshta herës tjetër do të shënoj.

Trajneri dhe lojtarët këtu janë njërëz të mirë. Më kanë pritur jashtëzakonisht mirë dhe nuk ma mori mendja se do të më bënin një pritje të tillë. Ansi Agolli më ka thënë se këtu duhet të jap maksimumin dhe të dëgjoj sa ë shumë trajnerin tim.

Nuk besoj se do e kem shumë të vështirë të ambientohem këtu sepse është deri diku është një lojë e ngjashme me atë të Tiranës. Këtu kam ardhur të jap më të mirën time dhe të shënoj sa më shumë gola.

Do të mundohem të jap më të mirën edhe në Europë me Qarabag jo vetëm në kampionatin azer. Shpresoj që së shpejti të marr një ftesë nga Sylvinho për një vend në Kombëtare dhe të përfaqësoj kombin tim në mënyrën më të mirë.

Kristal Abazaj është një lojtar plus për Tiranën. Regi Lushkja një gran lojtar. Me Haxhiun nuk kam luajtur asnjëherë, por shpresoj që të japë maksimumin me bardheblutë.

I këshilloj futbollistët në Shqipëri që të bëjnë sa më shumë stërvitje në mënyrë që të kenë një mundësi për t’u transferuar jashtë”, ka theksuar Redon Xhixha.

Lini një Përgjigje