Eyüp Türkaslan (28 vjec) nuk ia doli! Ai nderroi jete nën rrënojat e ndërtesës që u shemb nga tërmeti i dhunshëm që tronditi Turqinë dhe Sirine duke shkaktuar mijëra viktima. “Ata gjetën telefonin, por jo atë,” pranoi shoku i skuadrës Mert Mirac Altintas.
Gruaja dhe vajza e tij u shpëtuan një ditë më parë, portieri i Malatyaspor nuk ia doli dhe pas versionit që po jepet në media, klubi ka reaguar zyrtarisht me komunikate…
Burimet gazetareske turke raportojnë se vdekja e tij u deklarua nën grumbujt e mbeturinave dhe copave të ndërtesës, të shkatërruara dhe të thërrmuara nga tërmeti. Në Twitter-in e ish-futbollistit Hakan Sukur, i cili ka shpërndarë mesazhin e redaktuar nga klubi, përmban ngushëllimet dhe dhimbjen për tragjedinë:
“Zoti e mëshiroftë, i uroj të dashurve të tij gjithë forcën për të përballuar këtë fatkeqësi. Jam i tronditur nga gjithçka ka ndodhur, i pikëlluar nga humbja e një miku të dashur, vëllait tim”.
Yàlmaz Vural është trajneri i skuadrës që luan në kategorinë e dytë të kampionatit turk. Flet me një zë të thyer nga emocionet, në momente të tilla gjithçka është e vështirë. Është e vështirë edhe të marrësh frymë, të kuptosh që je gjallë.
Türkaslan ishte portieri i dytë i klubit dhe kishte luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon, trajneri rrëfeu për mediat se ishte i shkatërruar dhe i vinte thellësisht keq që lojtari kishte qenë i vetmi në ekip që nuk u largua nga qyteti. “U dhashë lojtarëve dy ditë pushim pas ndeshjes” pranoi Vural. “Shumë nuk ishin në Malatya. Vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyüp Türkaslan, ishte atje. Ata shpëtuan gruan e tij. Jam i shkatërruar”.
Ai që arriti të shpëtonte ishte mbrojtësi Baris Basdas, i cili u hodh nga ballkoni i shtëpisë për të mos u thithur nga rrëshqitja e dheut. Ai bëri një kërcim në boshllëk nga kati i dytë, siç konfirmoi agjenti i tij: ai shpëtoi me një dëmtim të rëndë në këmbë dhe pësoi disa lëndime në rënie. Por ai është i sigurt.
Selia e klubit është e vendosur në Malatya, një qendër që i përket rajonit të Anadollit Lindor, një nga zonat më të prekura nga lëkundjet me 7.7 dhe 7.8 gradë të shkallës Rihter. Vlerësimet për numrin e të vdekurve janë ende të përafërta duke marrë parasysh vështirësitë në kërkimin e të zhdukurve, në operacionet e shpëtimit dhe në gërmimin e asaj që ka mbetur nga ndërtesat e shembura.
Kam vënë re diçka të çuditshme në lajmet që shtypi tek ne jep për pasojat katastrofike të tërmetit që ra në Turqi dhe Siri. Kur bëhet fjalë për humbjet në njerëz shtypi vë në dukje me theks të veçantë humbjen e jetës së ndonjë futbollisti dhe të ndonjë fëmije nën moshën 1 vjeç.Duke mirkuptuar trajtimin e fëmijëve si qënie ëngjëllore, nuk mund t'a kuptoj pse shtypi kurrë nuk zë në gojë në mënyrë specifike ndonjë mjek, inxhinier, artist, profesor, mësues, shkencëtar apo individ që ju përkasin profesioneve të tjera. Është e pakuptueshme se ku e ka burimin kjo dhimbje e veçantë për futbollistët, kur njerëzit, sidomos në raport me gjëmën që i gjeti, të paktën të trajtoheshin në mënyrë të barabartë si qënie njerëzore e jo të trajtoheshin nga profesioni që ushtrojnë edhe kur tragjikisht largohen nga kjo jetë.