Vllaznia mposht Kukësin dhe ngjitet në vendin e dytë. Teuta fiton duelin e mbijetesës ndaj Bylisit

7 Shkurt 2023, 18:02Sport TEMA

Vllaznia mposht Kukësin dhe ngjitet në vendin e dytë. Teuta fiton


Vllaznia ka lënë pas dy humbjet në kampionat dhe është rikthyer te fitorja. Shkodranët triumfuan 2-0 në shtëpi ndaj Kukësit, në një ndeshje të bukur dhe me raste.

Herald Marku me një supergol në minutën e 20-të dhe Fjoart Jonuzi në minutën e 44-t, i dhanë fitoren kuqebluve.

Një sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e Josës, që ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, po aq sa edhe Partizani.

Ndërkohë Kukësi mban vendin e parafundit në renditje me 22 pikë të grumbulluara.

Teuta u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Abissnet Superiore.

Gol i shënuar nga Jurgen Goxha në minutën e 78-të, i dha fitoren durrsakëve, në një sfidë ku edhe ballshiotët kishin disa raste të pastra për shënim por nuk ia dolën dot, duke gabuar përballë portierit Qirko.

Me këtë triumf, Teuta ngjitet në vendin e 7-të me 24 pikë, ndërsa Bylisi zbret në vendin e 8-të me 23 pikë.

Lini një Përgjigje