U arrestua për trafik armësh, ish-futbollisti i Atletiko Madridit del nga burgu dhe shënon gol

8 Shkurt 2023, 12:03Sport TEMA

U arrestua për trafik armësh, ish-futbollisti i Atletiko Madridit del

Ish-futbollisti i Atletiko Madridit, Nikolas Skiapakase shënoi golin e tij të parë për La Luz në Primera Division (Uruguai) pasi u lirua nga burgu. Ekipi i tij humbi 3-1 kundër Montevideo Uanderers.

Skiapakase u dënua me 14 muaj burg pasi u akuzua se trafikonte armë zjarri dhe municione.

Por ai qëndroi vetëm 2 muaj e 12 ditë pasi pjesa tjetër e dënimit u plotësua me gjashtë muaj arrest shtëpiak, me autorizim gjyqësor, për të qenë në gjendje të stërvitet dhe të luajë ndeshjet e futbollit.

Lini një Përgjigje

Blog Tema