Kriza e rezultateve, Partizani i jep një tjetër shans trajnerit Kolela

8 Shkurt 2023, 18:03Sport TEMA

Kriza e rezultateve, Partizani i jep një tjetër shans trajnerit Kolela

Pas humbjes me Laçin në shtëpi u duk gati fakt i kryer shkarkimi i trajnerit të Partizanit, Xhovani Kolela. Të kuqtë kanë shumë javë që nuk fitojnë, kanë mbetur 6 pikë pas Tiranës kryesuese, një diferencë e konsiderueshme, ndaj dhe pritej ndryshimi në stol.

Por klubi kryeqytetas ka vendosur që t’i japë edhe një shans trajnerit italian. Dhe ky shans është ndeshja e radhës me Bylisin në kampionat. Nëse fiton në Ballsh, Kolela do të qëndrojë në krye të Partizanit, në të kundërt largimi është i sigurt.

Në fakt, duhet theksuar se kriza e Partizanit ka të bëjë edhe me shitjen e disa titullarëve me shumë peshë në skuadër gjatë merkatos së dimrit. Nga ky ekip u larguan mbrojtësi Eneo Bitri, sulmuesi Xhuljano Skuka dhe mesfushori Arinaldo Rrapaj, duke prishur kështu ekuilibrat në formacion.

Klubi i kuq e ka marrë parasysh këtë fakt dhe për këtë ka vendosur që Kolela meriton edhe një shans, pasi nuk është vetëm faji i tij që Partizani nuk po fiton. Pas merkatos së dimrit, skuadra ka humbur shumë në cilësi.

1 Komente

  1. S
    Shaqo

    ...mbajeni se eshte italian... Fiton jesaj radhe, humb tjetren, mbajeni.

    Lini një Përgjigje