Hapen konkurset për 3 stadiumet, do të jenë 10 mijë vendesh: Ja cili model do të ndiqet

9 Shkurt 2023, 14:10Sport TEMA

Hapen konkurset për 3 stadiumet, do të jenë 10 mijë vendesh:

Janë hapur konkurset ndërkombëtare për pro jektin e rikonceptimit të tri stadiumeve, në Korçë, Vlorë dhe Durrës.

Me lajmin që është bërë i ditur disa javë më parë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka njoftuar hapjen e konkurseve ndërkombëtare nga ku do të zgjidhet edhe projekti më i përshtatshëm.

Stadiumet e reja të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë do të mbajnë 10 mijë spektatorë secili prej tyre dhe do të rindërtohen duke respektuar rregulloren e UEFA-s, për stadiumet e Kategorisë 3.

Projektet do të rikonceptojnë dhe rizhvillojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse komplekset sportive, duke përfshirë ambientet e pallatit të sportit dhe pishinës së mbyllur ku do të ushtrohet noti, dhe këtu bëhet fjalë për në Korçë dhe Vlorë, dhe gjithashtu edhe pjesën tjetër të terreneve sportive.

MODELI- Stadiumet në këto 3 qytete janë unike, për shkak të vendndodhjes së tyre qendrore.

Qeveria shqiptare, në konceptimin e stadiumit “Air Albania”, duke e cilësuar si një model të suksesshëm dhe duke krijuar një precedent për dinamikën e një qyteti të gjallë, do të ndjekë të njëjtën rrugë edhe për rindërtimin e këtyre stadiumeve, të cilët kanë të njëjtin potencial, si në Durrës, Korçë apo në Vlorë.

Ky proces do të jetë një bashkëpunim mes qeverisë shqiptare, bashkive të këtyre qyteteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

KONKURSI- Qëllimi i këtij konkursi është gjenerimi i ideve dhe propozimeve të reja për rizhvillimin dhe rigjallërimin e komplekseve të stadiumeve të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë, duke krijuar ambiente bashkëkohore me përdorime të përziera, që strehojnë si sporte, ashtu edhe një sërë fushash tregtare, biznesi.

Gjithashtu edhe objektet dhe shërbimet e shitjes me pakicë. Aktivitetet kulturore dhe edukative duhet të jenë pjesë e programit edhe të komplekseve të stadiumeve të reja të futbollit.

Me hapjen e këtyre konkurseve do të synohet tërheqja e arkitektëve që do të paraqesin propozime kreative dhe funksionale.

Këto ndërhyrje duhet të jenë unike për identitetin e tyre të projektimit, qëndrueshmërinë urbane dhe integrimin e tyre të sinergjive sportive, komerciale, kulturore, arsimore dhe njerëzore, duke i shndërruar përfundimisht këto komplekse stadiumesh futbolli dhe zonën e tyre përreth në qendra të reja të qytetit, ku jeta zhvillohet plotësisht gjatë gjithë ditës dhe vitit. (Panorama Sport)

4 Komente

  1. P
    Papi

    Dmth Pallati i sportit te ekipit kampion per vite rradhazi dhe që luan ne parket të kohes te Enverit gropa-gropa...plot ZERO leke ...! Nga deputetit i zonës kjo pun Tu qifshin aktivistët mu sipër kutive të votimit piktoro

    1. A
      Atleti

      Ndiqni modelin e prishjes së pistave të atletikës.................. . Atletika është mbretëresha e sporteve................................................................................. Por Shqipëria nuk është mbretëri.

      1. T
        Tifozi

        Shume gje e mire per stadiumet e reja qe do behen ne Durres ,Vlore ,Korçe ,por me duket si pak vende 10000 ,Z.Rama mendo dhe per te ardhmen ,do kalojne vite do vij dita qe stadiumi me 10000 vende eshte i vogel ,do ishte mire te pakten te behen me 15000 ,shife edhe nje here kete pune ,se me kujtohet thenia e jote shume vite me pare ku thoje ( une nuk jam politikan ,por do punoj qe te mbahem mënd qe kam bere dicka ,Ju keni bere shume dhe per sa kohe te jete kjo bote brez pas brezi do kujtoheni ,mos e ler dhe keto stadiume qe mbas nja 15 vitesh te prishen e te behen te reja

        1. p
          plaku pa dhambe

          Vlora ka nevoje per nje stadium te nivelit te larte si Air Albania, ne menyre qe te organizoje ndeshje nderkombetare e te ndihmoje hotelerine jashte sezonit plus qe eshte edhe zemra e kombit si qytet i pavaresise.

          Lini një Përgjigje