E BUJSHME: Inter “shënjestron” Vedat Muriqin

9 Mars 2023, 19:25Sport TEMA

E BUJSHME: Inter “shënjestron” Vedat Muriqin


Vedat Muriqi po shkëlqen në Spanjë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është në radarin e shumë klubeve europiane.

Së fundmi, mediet italiane raportojnë se drejtuesit e Interit po e vëzhgojnë me interes dhe pritet deri në fund të sezonit për të parë performancën e tij me Mallorcan.

Mësohet se Rumelu Lukaku do të largohet dhe kësisoj “Pirati” shihet si ideali për ta zëvendësuar. 10 gola të shënuar deri në këtë moment në kampionatin spanjoll, janë shumë për Muriqin i cili mund të bëjë hapin e madh në karrierë.

Ai e provoi edhe më parë me Lazion, por aventura e tij nuk ishte në nivelet e pritura. Sakaq raportohet se Inter nuk do të mjaftohet vetëm me Muriqin pasi në planet e zikaltërve është dhe Eden Hazard.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të dy futbollistët që janë në qendër të vëmendjes për t’iu bashkuar zikaltërve.

1 Komente

  1. d
    den

    Se kuptoj se si ky individ pas shkarkimit arrin te behet deputet i parlamentit shqiptar.Sic duket edhe tek PS perzgjedhja e kandidateve le shume per te deshiruar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje