E bujshme nga Anglia, talenti kuqezi drejt Premier League

30 Janar 2023, 16:42Sport TEMA

E bujshme nga Anglia, talenti kuqezi drejt Premier League

Anis Mehmeti lojtari i Wycombe në League One në Angli është pranë kalimit tek skuadra e Nottingham Forest.

Mesfushori me tipare sulmuese ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të ekipit të Premier League me paraqitjet e tij këtë sezon. Me 27 ndeshje në Football League One ka shënuar 9 gola.

21 vjeçari i harruar nga Edi Reja është pranë një hapi të madh në karrierën e tij. Forma e tij këtë sezon ka bërë që në klubin e tij t’i vënë epitetin “Mehmessi”.

Kalimi në Premier League mund t’i sigurojë një vend grumbullimi në kombëtaren shqiptare dhe nje rol të sigurtë në planet e Sylvinho.

1 Komente

  1. A
    Anri

    ahahahahahahha...e bujshme..ahahahahahhahahaha

    Lini një Përgjigje