Laçi fiton me “poker” ndaj Teutës, kurbinasit triumfojnë me përmbysje

30 Janar 2023, 15:14Sport TEMA

Laçi fiton me “poker” ndaj Teutës, kurbinasit

Laçi ka mundur të fitojë me përmbysje me rezultatin 4-3 ndaj Teutës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me golin e Vilës në minutën e 12-të. Teuta befason menjëherë përsëri Laçin, pasi në minutën e 16-të ata shënojnë edhe golin e dytë me anë të një 11 metërshi nga Kallaku.

Laçi zgjohet pas këtij rezultati dhe shënon dy gola të shpejtë në minutën e 22-të me anë të Akinyemi dhe në të 24-tën me anë të Babatunde, duke barazuar shifrat në 2-2 dhe të dyja skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes në paqe.

Pjesa e dytë ishte në favor të kurbinasve, pasi në minutën e 68-të, ata shënuan golin e përmbysjes me anë të Ujkës. Kapakun e vendos Akinyemi, i cili shënon përsëri në minutën e 74-të duke e çuar rezultatin në 4-2. Pranë përfundimit të sfidës, Gruda shënon golin e tretë për Teutën, por durrsakët kujtohen me vonesë të vendosin në vështirësi kurbinasit.

Një fitore tepër e rëndësishme për Laçin, pasi me tre pikët e marra, tashmë ndodhen në vendin e 6-të me 26 pikë. Nga ana tjetër, Teuta zhytet në zonën e kuqe, pra në vendin e 90të me 21 pikë.

Lini një Përgjigje