“E kam kritikuar vetëm një herë Sylvinho-n”, Duka: T’i bëjmë pushimet në Gjermani, jo në det

2 Qershor 2024, 16:46Sport TEMA
“E kam kritikuar vetëm një herë Sylvinho-n”, Duka:

Në prag të Europianit Gjermani 2024, por edhe reagimeve të shumta për listën e trajnerit Sylvinho, ka folur në një intervistë të fundit Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Më pak se dy javë nga ndeshja e parë ndaj Italisë, ai shprehet se, “atmosfera në ekip është shumë e rëndësishme dhe sigurisht që roli i trajnerit është që të krijojë këtë atmosferë dhe të bëjë tifozerinë të besojë te ekipi.”

Sa i përket listën, për Dukën çdo vendim të kishte marrë trajneri do të ishte kritikuar. “Çdo listë dhe çdo vendim ka diskutimet e veta. Trajneri dhe stafi bëjnë gjithmonë zgjedhjet objektive, por edhe subjektiviteti mbetet brenda, pasi është vlerësim në fund të fundit. Mund të jetë një futbollist me cilësi të mirë që mbetet jashtë listës, sepse ka lojtarë të tjerë në pozicionin e tij, nga ana tjetër mund të jetë në listë një futbollist me më pak kualitet, por sepse në pozicionin e tij ka më pak futbollistë”.

Më tej, ai zbulon edhe marrëdhënien me trajnerin brazilian, por edhe synimet në Europian. “Që nga momenti i ardhjes së Silvinjos nuk ishte askush që e kritikonte. I vetmi kritik i Silvinjos kam qenë unë, pas ndeshjes në Poloni, sepse mendova që nuk mund të mjaftohemi me humbje dinjitoze, por me fitore pragmatiste që na çojnë në Europian. Ekipi ka bërë performancë fantastike, ka dhuruar spektakël, golat e shënuar janë zgjedhur si golat më të mirë të javës nga UEFA. Kemi pasur edhe fat, por thonë që fati ndihmon më të mirët. Ne nuk jemi skuadër inferiore, jemi kualifikuar nga një grup që ka çuar tre ekipe në europian, pretendojmë të shkojmë lart, por nga çdo lloj rezultati ne fitojmë eksperiencë me ekipet e mëdha. Nga pikëpamja sportive, unë nuk mendoj se Italia është më lart se ne. I vetmi ndryshim që kemi është fanella, historia që Italia ka, pasi është kampione Europe në fuqi. Uroj të mos ndodhë e njëjta gjë si me Zvicrën në Euro 2016, ku kishim shumë emocione. Nëse ne do të arrijmë t’ia lëmë këtë emocion Italisë, unë mendoj që do t’a fillojmë mirë Kampionatin Europianin. Ndeshjet më të kërkuara për bileta janë sfida e parë e Europianit Gjermani – Zvicër dhe Itali – Shqipëri. E gjithë UEFA, qeveria italiane, qeveria shqiptare do jenë në stadium. Unë jam i sigurt që tifozët shqiptarë do të jenë më të shumtë se italianët në Dortmund. I vetmi armik i joni mund të jetë ngarkesa emocionale. Ne e kemi arritur suksesin, duhet ta jetojmë dhe menaxhojmë atë dhe duhet të performojmë njësoj si në ndeshjet kualifikuese. Unë jam krenar me këtë ekip, me tifozerinë dhe që jemi pjesë e Europianit. I kam kërkuar Silvinjos që pushimet të mos i bëjmë në det, por në Gjermani”, tha Duka.

2 Komente

  1. K
    Kosovari i Sylvinjos

    Budallenjte qe udheheqin sot FSHF , bashke me Sylvinjo sharlatanin mundohen te na i paraqesin Futbollin sikur eshte ndonje Science rocket. (shkence per raketa kozmike). Ne fakt nese ka ne Shqiperi qyetare qe nuk e njohin futbollin jane keta te dy , Duka dhe Sylvinjo. Loja e Sylvinjos eshte qesharake fare , tip bjei ti bijem. Ky dhe nje nderrim te thjeshte nuk di ta bej. Loja e keij deficenti nuk ka asnje lloj skeme , se te pakten De Biazi krijoi disa skena ne goditjet e lira ,dhe ne pergjithesi beri loje mbrojtese, se aq i kishim mundesite e lojtareve.l ne ate kohe. Nderkaq me kete ekip qe kemi sot , ne fituan nga vecorite individuale te lojtareve , jo nga skenat e deficentit Sylvinjo , sepse u bene gola me gjuajtje nga larg , Pershembull , Ne kemi fituar ndeshje me kete trajner , ku per 90 minuta kemi bere vetem 3 sulne dhe nje e beme gol me gjuajtje nga larg. Por kjo nuk esht cilesi e trajnerit Mos themi pastaj qe ne me Ishujt Faroe u turperuan fare nuk sulmonim dot. Mesfusha jone ishte zero fare . Nderkaq ky sharlatan trajner e shton idiotizmin e tij duke futur ne mesfushe lojtare koti, dhe kete gje na e shet si “ profesionalizdm” i paoare lol. Ky trajner legen bashke me Duka idiotin po na fyejn intelektin e koqeve me keto pislleqe qe nxjerrin nga goja e tyre qe eshte si hale turke , ose hake Kosove , se njelloj jane. Ndaj gjithe gazeraret tane duhet te flasin ne mbeshtetje te atyre lojtareve tane qe u hoqen nga Sylvinjo ne pa te drejte , per tu zevencuar me deficentet e Kosoves .

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Ky paska kritikuar vetem nje here.Merreni me mend cfare megalomani eshte.Ky njeri i neveritshem dhe kur flet qe mban servilet e tij me paga marramendese sepse ata i regullojne gjerat dhe votat qe te zgjidhet i kreybi fshf.Pse nuk kuptojme ne qe ky nderhyn ne formacion ndoshta dhevper tu marre para atyre qe thirren pa merite si eshte Abrashi qe vetem lojtar per kombetare nuk eshte.Pse nuk e ka thirrur dhe me pare Abrashin por pikerisht tani

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje