Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo.
Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë.
E mbyti me lojë e me gola...me ken shkodran katër gola han.....
E kishin mendjen te fitorja e Berishes.
...ku eshte katandis futbolli shqiptar, fiton fshati rrogozhine kunder te madhes Vllazni....si Kukesi dje apo Gramshi neser....lol
Boll me ken shkodran se t'ana i ban, por kampion nuk u ban dot, vecse me pordhe duke shitur mend pasi eleminuan Dinamon. Oh sa kom qesh i rrafi ekipi i sapunit te zi i rrobave 15 lek te vjetra copa, "Made in Rrogozhina".