Egnatia shkarkon Shpëtim Duron, në kërkim të trajnerit të tretë që në mesin e kampionatit

27 Janar 2023, 17:50Sport TEMA

Egnatia shkarkon Shpëtim Duron, në kërkim të trajnerit

Tre ndeshje pa fitore, dy prej të cilave barazime, kanë mjaftuar që Egnatia të shkarkojë trajnerin Shpëtim Duro. Edhe pse e nisi me disa suksese rradhazi në tetor Duro është larguar nga drejtuesit pasi Egnatia renditet në vendin e katërt me 26 pikë, 8 më pak se Tirana kryesuese.

Duro është trajneri i dytë që largohet nga Egnatia këtë sezon, pasi fillimisht e nisi me Edlir Tetovën.

Egnatia këtë sezon ka pretendime të larta dhe për këtë arsye kërkon rezultatet më të mira të mundshme. Në fund të shënimin Egnatia falenderon trajnerin Shpëtim Duro për bashkpunimin.

Lini një Përgjigje