Eliminimi nga Kupat e Europës, Shpëtim Duro largohet nga Laçi

31 Korrik 2022, 17:58Sport TEMA

Eliminimi nga Kupat e Europës, Shpëtim Duro largohet nga Laçi

Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Laçit. Eliminimi nga moldavët e Petrocub në raundin e dytë të Conference League ka sjellë ndryshime te nënkampionët e Shqipërisë.

Dejan Zarubica dhe Renato Malota kanë mbyllur bashkëpunimet e tyre me Laçin, teksa është larguar edhe Duro. Tekniku 62-vjeçar mori drejtimin e ekipit kurbinas më 7 prill.

Aventura e dytë në stolin e Laçit zgjati rreth 4 muaj, saktësisht 115 ditë. Duro drejtoi ekipin në 15 ndeshje mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Europës duke regjistruar 6 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje… Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit u shpërfytyruam totalisht.

Ishim të dërrmuar psikologjikisht, ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit”, deklaroi trajneri pas humbjes 1-4 me moldavët e Petrocub, rezultat që solli fundin e aventurës europiane të Laçit.

2 Komente

  1. D
    Drini

    Shiko se do ankohen kompanite e basteve sepse lane leshte me bastet qe jane vendosur . 1 pjesa e pare/2 full time me koeficent 24 dhe over 3 me 1.9, over 4 me 2.65 dhe over 5 me 4.4. Mos bej te paditurin. Edhe ti je pjese e skemes si ai tranieri i Tiranes qe ka qene kapiten e Skenderbeut qe u denua 10 vjet me mospjesmarrje ne kupat e Europes.

    1. L
      Leo

      Thuaje troc o shoku ,ta shiten ndeshje Duka e laska e ta futen. KY eahte futbolli shqiptar

      Lini një Përgjigje