Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 Maj 2025, 18:44Sport TEMA
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando

Armando Broja është drejt fundit të huazimit te Everton. Në fund të qershorit, sulmuesi pritet të rikthehet te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Kjo pasi Everton nuk ka ndërmend të paguajë për shërbimet e shqiptarit, me Brojën që këtë sezon i ndikuar edhe nga dëmtimi nuk ka mundur të lërë gjurmë. Por nga ana tjetër te Chelsea sërish nuk e shikojnë si pjesë e të ardhmes.

Në këto kushte në Angli kanë zbuluar edhe planin e “Bluve”. Sipas BBS Sport” bëhet me dije se Chelsea nuk dëshiron që Broja të jepet sërish në huazim.

Drejtuesit duan të “heqin qafe” 23-vjeçarin dhe dëshirojnë që ta shesin tek një tjetër ekip, ndërsa mbeten në pritje të ofertave për të. Siç dihet Broja dhe Chelsea kanë kontratë mes tyre deir në verën e vitit të ardhshëm.

Vlen të theksohet se huazimi te Everton në këtë sezon, ishte i 4-ti për Brojën që prej debutimit të tij me Chelsean. Në këto kushte, është gjithnjë e më e mundshme që Broja të largohet përfundimisht nga Chelsea në merkaton e verës, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

4 Komente

  1. P
    Pjeter mustaku

    Shume mire do beje te largohet, i bejne nder!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sportedashesi

      E kam theksuar,ritheksuar qe nese Broja do t beje kariere futbollistike duhe te shkoje ne Itali ,ku vetem atje pranohen talente dembele si ai. Ndoshta ai vetem kariere futbollistike nuk do te beje.Ne kulmin e moshes se pjekjes se nje lojtari siç eshte ai duhet te shkelqente duke dhene maksimumin ne fushe,nderkohe qe ai eshte spektator ku me shume leviz nga ankthi i ndeshjes nje tifoz se sa Armando Broja.Sa talente ka patur Shqiperia si ky por qe ne fakt kane perfunduar karieren pa u ndjere. Ai mund te beje edhe qejf edhe fame ne Kampiontin Itlian seria A.Nje lojtar qe ne fushe per 90 min.pershkron 5 km,nderkohe qe lojtret e tjere mesataren e jkane 10 km.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zeri i arsyes

        Bundesliga do ishte vendi me i mire mendoj une.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Ndoshta do te jete motivim te shkelqeje me kombetaren per te rindezur karrieren .Djali filloi mire por pati fat te keq me demtimet plus qe edhe menaxhimi nga prinderit ishte pak alla shqiptarce,edhe shqipot nga ana tjater qe fusin xixat e duan drama nuku ndihmuan.Rejas i rane ne qafe kot se Brojes nuku ia pati Me te keq

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje