
Nga Aranit Muraçi
Asnjë klub futbolli në Shqipëri nuk ka arritur të shesë një futbollist më tepër se një milion euro në historinë 30 vjeçare të tranzicionit, që kur ekonomia u orientua nga tregu. Kjo ndodh sepse, ose ende në vendin tonë direktorët (në ekonomi e politkë se sporti nuk ka të tillë) nuk e kanë kuptuar ekonominë e tregut, ose përgjegjësit e saj janë të ‘dashuruar marrëzisht dhe verbërisht’ me "talentin" e tyre, të fëmijëve, të afërmve e miqve të tyre.
Jo vetëm në futboll dhe sport! Më keq akoma talenti që rritet në Shqipëri ‘vdes në hije’ pa u vënë re dhe u pa u kujdesur kush për të. Kështu ka ndodhur me talentin në art, shkencë, diplomaci, letërsi, ekonomi, jurisprudencë, politikë etj.
A nuk është kjo një ndër arsyet kryesore të dështimeve tona të njëpasnjëshme si komb, në arenën ndërkombëtare? Si shembull a nuk jemi ne kombi i vetëm i Ballkanit që nuk kemi mundur të shkojmë asnjëherë në një botëror?
A nuk jemi ne ata që kishim dikur kampionë të përmasave europiane në sporte veç futbollit si volejbolli e basketbolli, sporte të cilat i rrënuam ashtu siç bëmë edhe me pallatet e sportit që i shndërruam në bingo, kafene dhe disko, ndërsa sot në vend të tyre kemi zhvilluar të rinj ‘kampionë instagrami dhe hashashi', të cilët nuk ‘përputhen’ me asgjë tjetër veçse me suksesin imagjinar të zhurmave dhe stresit, sidoemos brenda 'kapitalit' Tiranë, me ëndrrën e tyre madhe për t’u bërë të famshëm dhe milionerë pa lexuar asnjë libër dhe pa punuar asnjë ditë, aq sa nuk ka qeveri në botë që u gjen ‘diagnozën’.
Me telentët e vërtetë shqiptarë që rriten nëpër botë, ngaqë të huajt dinë t’i vlerësojnë, janë pikërisht ata që fitojnë miliona euro.
AEK njoftoi zyrtarisht shitjen e Mario Mitaj te Lokomotiva e Moskës. Rusët kanë derdhur në arkat e klubit grek 3 milionë euro. 19-vjeçari shqiptar te skuadra ruse nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.
Trajneri i “Lokomotivës” së Moskës, Josef Zinnbauer, i entuziazmuar nga afrimi i një talenti tha se mbrojtësi i sapoardhur i skuadrës së tij, Mario Mitaj– mund të luajë në disa pozicione të ndryshme.
“Mario është një lojtar me potencial të madh. Ka qenë nën mbikëqyrjen e ngushtë tonën, për një kohë të gjatë. E kemi ndjekur në shumë ndeshje, përfshirë Kupat e Europës, Ligën e Greqisë dhe kombëtaren (Shqiptare). Mitaj është lojtar i gjithanshëm, mund të luajë në pozicione të ndryshme si në të majtë ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Ka luajtur për ekipin e të rinjve të Shqipërisë, duke debutuar me ekipin e parë të vendit të tij. Është 19 vjeç, lojtar i ri dhe jam i sigurt që Mario do të kënaqë tifozët me lojën e tij, - thotë nga ana tjetër drejtori i klubit rus, Thomas Zorn.
Mario Mitaj debutoi që në moshën 17 vjeç me Shqipërinë, duke u futur në histori si lojtari më i ri që vesh fanellën kuqezi. Ai debutoi në një ndeshje ndaj San Marinos dhe vlerësimi i talentit të tij i dedikohet një trajneri tjetër të huaj në stolin kuqezi, italianit Edy Reja.
Po nëse s’do të kishte të huaj që t’i vlerësonin, çfarë do të bënte Shqipëria dhe ata pak talentë që rriten jashtë por për fatin tonë zgjedhin të përfaqësojnë vendin e tyre të origjinës?!
Të mësohet rusisht që në klasën e dytë, të rivendoset busti stalinit dhe emri i qytetit në Kuçove, sot dhe shtete të BE-së kanë vënde me emra të tillë që nuk i kanë modifikuar.
Rusishten e kishim dhe ndoshta jane akoma disa shkolla por nuk jam i sigurt.Fajin per lenien e gjuhes ruse e kane vete nxenesit qe donin te mesonin anglisht .Sa per bustin e Stalinit ato jane teprime Ai ka vlerat e tije se perballoi dhe mundi nazizmin por qe dhe diktator .MBRAPA DO KTHEHEMI PRAP/??
"Stalini mundi nazizmin"? Vertet e ke kete qe thua more mik? Stalini u zhduk me jave te tera pasi Gjermania sulmoi BRSS-ne. Ishin gjeneralet ruse si Kuzllovi e te tjere si ai qe perballuan dhe drejtuan luften e popujve sovjetike kunder nazizmit gjerman. Ishte populli rus, qe sakrifikoi gjithshka per fitoren ndaj nazizmit dhe jo lopcari Stalin, i cili si cdo udheheqes tjeter para e pas tij mori meritat e heronjve te vertete.
"Stalini mundi nazizmin"?!!!!!! Po,po Stalini mundi nazizmin duke e udhehequr popullin rus ne lufte kunder tij. Kur Gjermanet ishin 25 km larg Moskes, ai organizoi paraden e ushtrise se kuqe. Ketu nuk e lem pas heroizmin e popullit rus, te oficereve qe drejtuan luften ne fushat e betejes, por nuk mund tja heqesh meriten as kreut te shtetit, ashtu siç nuk mund tju hiqet merita as Çurçillit, as Rusveltit, se edhe ata nuk luftuan ne front bashke me gjeneralet e tyre Montgomeri e Aizenhaur, e me ushtaret e thjeshte. Dihet boterisht, qe baren me te madhe, ne perballimin e fuqise maramendese te makinerise luftarake hitleriane e mbajti Bashkimi Sovjetik, nen drejtimin e Satlinit, dhe gjeneralet ruse, qe e drejtuan luften ne teren.