Ikona e boksit akuzohet për abuzim seksual, dy gra e akuzojnë se i përdhunoi 45 vite më parë

27 Gusht 2022, 21:50Sport TEMA

Ikona e boksit akuzohet për abuzim seksual, dy gra e akuzojnë se i

Ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, George Foreman, 73 vjeç, është akuzuar për abuzim seksual të dy grave në vitet 1970, sipas padive të ngritura në Shtetet e Bashkuara.

Sipas grave, ato u takuan me Foreman kur ishin fëmijë pasi baballarët e tyre – të cilët merreshin me boks – u bënë bashkëpunëtorë të kampionit të botës, i cili njihet më së miri për ndeshjen e tij ikonë ‘Rumble in the Jungle’ me Muhamed Ali në vitin 1974.

Një nga paditë pretendon se Foreman filloi ta ngacmonte atë kur ajo ishte vetëm tetë vjeç para se ai ta sulmonte seksualisht kur ajo ishte 15 vjeç. Padia e dytë thotë se gruaja u përdhunua nga Foreman kur ishte 15 dhe 16 vjeç.

Ndër pretendimet në një nga paditë është se Foreman i tha fëmijës së atëhershëm se babai i saj do të humbiste punën nëse ajo do fliste asokohe.

Foreman i ka mohuar me forcë akuzat dhe në një deklaratë të korrikut kur u bënë akuzat për herë të parë shkroi se ai ishte viktimë e një fushate zhvatjeje.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit, dy gra janë përpjekur të zhvasin miliona dollarë secila nga unë dhe nga familja ime. Ata po pretendojnë në mënyrë të rreme se unë i kam abuzuar seksualisht mbi 45 vjet më parë në vitet 1970.” – shkroi ai.

“Unë i mohoj me vendosmëri dhe kategorikisht këto akuza. Krenaria që kam për reputacionin tim do thotë për mua po aq sa edhe arritjet e mia sportive, dhe nuk do të trembem nga kërcënimet dhe gënjeshtrat e pabaza.”

Gratë, të cilat tani janë në të gjashtëdhjetat e tyre, po kërkojnë dëmshpërblim nga ish-boksieri.

Foreman konsiderohet të jetë ndër boksierët më të mëdhenj të peshave të rënda në histori. Ai fitoi një medalje të artë olimpike në vitin 1968 përpara se të fitonte titullin e tij të parë legjitim botëror, kur e mposhti Joe Frazier-in e pamposhtur më parë në raundin e dytë të ndeshjes së tyre të vitit 1973.

Ai do t’i humbte titujt ndaj Aliut rreth një vit e gjysmë më vonë, megjithatë ai rifitoi titujt e peshave të rënda WBA dhe IBF më shumë se njëzet vjet më vonë, kur mposhti Michael Moorer në moshën 45-vjeçare.

Foreman u tërhoq nga boksi profesionist në 1997 pas humbjes ndaj Shannon Briggs afër ditëlindjes së tij të 49-të, e cila la rekordin e tij në karrierë në 76-5.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani

3 Komente

  1. x
    xha Kasëmi nga Çepani

    Pas dyzet e pese vjetesh ,keto e akuzoijne? S'ma mer mendja! Ndoshta s'kane si ta kujtojne hapur ,ndaj kane gjetur zgjidhje ,se gjoja e akuzojne .

    Përgjigjjuni
    1. a
      abc

      Këto gratë, nëqoftëse nuk i vërtetojnë akuzat e tyre me prova, duhen futur në burg për shpifje dhe njollosje të personit. Veçse kêshtu merr fund kjo modë akuzash pas një gjysëm shekulli: Me too!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        Ka dale dhe here tjeter ne siperfaqe lajmi , eshte krejt i reme , qellimi eshte jo njollosja e figures se ish boksierit , pasi kane kaluar kaq shume vite sa qe eshte e veshtire te besohet , tani eshte e modes akuza mbas shume shume vitesh , nese po ato qe kane denoncuar etehere dhe policia per nje arsye ose tjetren nuk i hapi dosjet atehere ligji ne Shtetet e Bashkuara eshte qe rikthehet ceshtja sikur te kete ndodhur sot , asgje nuk humbet ne USA sa do vite te kalojne ....nese nuk eshte bere denoncimi atehere sdo shume ta besosh qe behet e gjitha te shkeputin prej tij shuma parash .... Edhe ne kete rast nese nuk vertetohet ceshtja me deshimtare dhe fakte te forta ....rezikojne te denohen per shpifje dhe denoncim te reme , si ne rastin e aktores Amber Heard ......per nje gje te jeni te sigurt , qe gjyqe dhe denime te tipit Babale , te shpifesh dhe mos te denohesh dhe te vishe verdalle sikur nuk ka ndodhur gje , si ne rastin e pleres Salianji nuk ke shanc ne Shtetet e Bashkuara ....duhet te matesh shume shume mire perpara se te akuzosh pa baza .......

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje