Festa e madhe e kualifikimit, FSHF fton shqiptarët: Bashkohuni me ne pas ndeshjes

20 Nëntor 2023, 09:49Sport TEMA

Festa e madhe e kualifikimit, FSHF fton shqiptarët: Bashkohuni me ne pas

Shqipëria përmbyll sonte fushatën kualifikuese të Euro 2024, në ndeshjen shtëpiake ndaj Ishujve Faroe.

Menjëherë pas ndeshjes që do të luhet në “Air Albania”, në kryeqytet do të ketë festë, për shkak të kualifikimit të madh në Europian.

Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë tifozët që të bashkohen pasi do ketë koncert, këngëtarë dhe…fishekzjarre.

"Jo vetëm futboll në “Air Albania”, ndaj Ishujve Faroe ka edhe festë! Një mbrëmje, që nuk duhet humbur” – Shkruan FSHF.

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Po ca feste mor ti, kualifikimi nuk eshte ndonje gje, se nuk eshte hera e pare Feste te behet kur te kalojme nja dy ture atje ne Gjermani, jo per kualifikimin se lem nam. Eshte turp te behet feste per kualifikimin , se behemi qesharake

    Lini një Përgjigje