Shënoi golin që na dërgoi në Europian, Çikalleshi: Do e mbaj mend gjatë, krenar për këtë ekip

19 Nëntor 2023, 15:08Sport TEMA

Shënoi golin që na dërgoi në Europian, Çikalleshi: Do

Sokol Çikalleshi gjeti golin përballë Moldavisë falë një 11-metërshi, i cili shërbeu më vonë për të marrë një pikë në Kishiniau, i cili çoi Shqipërinë në Europianin “Gjermani 2024”.

Vetë sulmuesi zgjodhi të reagonte me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se këtë ditë nuk do e harronte kurrë.

“Në mbrëmjen e 17 nëntorit, kam qenë shumë i lumtur për një arsye të madhe, familja ime u ndje krenare!

Unë ndihem krenar për këtë ekip, për këtë kombëtare! Këtë gol do e mbaj mend gjatë! Faleminderit Shqipëri”, shkruan Çikalleshi në postimin e tij.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

2 Komente

  1. n
    nori

    GOLIN SE SHENOI CIKA E LLESHIT ,POR ARMANDI I DUKES!

    1. X
      Xha Jahua

      O Cikalesh o individualist paske lindur me kemishe qe u ke hedhur te gjitheve trute e gomarit...gol me penallti eee...do e mbash mend gjate

      Lini një Përgjigje