Karlos Dunga? Gaz Demi i nxjerr blof të gjithë: Prezanton trajnerin e ri të Partizanit

19 Nëntor 2023, 13:25Sport TEMA

Karlos Dunga? Gaz Demi i nxjerr blof të gjithë: Prezanton trajnerin e

Ndonse ne te gjitha mediat u perhap lajmi i bujshem se trajneri i ri i Partizanit do te ishte ish kampionini botes dhe ish trajneri i Brazilit Karlos Dunga, e gjitha ka rezultuar fals.

Ne konferencen e sotme per shtyp trajneri i ri i Partizanit do te jete Arber Abilaliaj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat, duke e konfirmuar në krye të stolit të kuq.

Abilaliaj do t’i ketë të dyja funksionet, si atë të trajnerit dhe gjithashtu të drejtorit sportiv.

Demi: Siç e dini ne kemi filluar një projekt të ri me drejtor Arbër Abilaliajn, me trajner Zoran Zekiç i cili ishte edhe zgjedhje e drejtorit sportiv. Patëm problametika të vogla , pasi Zekiç kishte një problem familjar dhe u ndam. Përgjatë kësaj kohe ekipin e drejton drejtori sportiv. Për të shuar të gjitha keqkuptimet ne si staf, Arbri sidomos si drejtor sportiv sepse ka edhe përgjegjësitë e gjithë projektit tonë. Mbas shumë diskutimeve arritëm në përfundimin që trajneri më i mirë për momentin për Partizanin dhe që emërohet sot trajner do të jeetë zoti Arbër Abilaliaj. Ai do ti mbaj të dy funksionet dhe i uroj Arbrit më të mirat dhe shumë suksese. Si trajner i Partizanit do të jetë për një kohë të gjatë në bashkupunimin me mua dhe drejtuesit e tjerë të Partizanit.

Keni patur gjatë kësaj kohe ndonjë luhajte apo dilemë në vendim e trajnerit?

Demi: Vetë sporti ka luhajtet e veta, ndaj edhe ne njerëz të gjallë jemi kemi luhajtjet tona. Kur e menduam në emergjincë që skuadrën ta drejtonte Arbri, të jem korrekt brenda meje kisha dëshirë që Arbri të vazhdonte më gjatë. Por impenjmet që ka aim je pjesën e drejtorit sportive e dini janë më të mëdha. Mbas disa konsultimeve e ka marr përsipër ti shtojë orët e tij të punës dhe të vazhdoj ta drejtoj Partizanin në mënyrën siç di vet. Tani e ka edhe më të lehtë sepse është edhe drejtor sportiv edhe trajner dhe gjërat i bën edhe më thjeshtë edhe më thjeshtë edhe më mirë.

Duke krahasuar epokën e Zekiç, sa u surprizuat nga ecurina e Abilaliajt?

Demi: Siç e dini te kjo pjesë është projekti i Arbër Abilaliaj dhe Zekiç. Të jem korrekt nuk jam suprizuar. Pishman më ka mbetur që ne nuk ecëm dot në evropë. Stafi është i njëjti arbrin ka qenë që ditën e parë me Zekiç. Nuk I heqim asnjërit merita, Arbri ka meritat e tij, Zekiç kishte meeritat e tij . Unë personalisht nuk kam komplekse , jam shumë besimplotë për ecurinë e Arbrit, për Partizanin dhe të gjithë ne.

Ju kënaq kjo ecuri e Partizanit, është skuadra që ju kërkoni?

Demi: Për investimet që ne bëjmë si klub, jo vetëm për lojtarë por siç e shikoni edhe vazhdojmë akoma investimet. Kuptohet që ke investimet e mëdha asnjë herë nuk kënaqesh maksimalisht. Megjithatë unë mendoj që fryma e re që ka sjell Arbri me një ekip me djem të rinj unë mendoj që do ecim shumë përpara. Megjithatë ju e dini që futbolli ka edhe pjesën e fatit. Unë si president kuptohet gjithmonë dua të jem 10 pikë përpara jo me pikë të barabarta . Kampionati sapo ka filluar, skema siç e dini ka ndryshuar ka të mirat dhe të këqijat e veta që ndoshta nuk e fusin në stress shumë trajnerin, por mendojmë që do ecim mirë.

Si e bindët Arbrin për të marrr edhe detyrën e trajnerit?

Demi: Ne me Arbrin takohemi përditë, diskutojmë. Ka një javë që ka qenë ky moment, por Arbëri ka qenë i zënë me disa lojtarë. Nuk mund të them që ja mbusha mendjen, por me diskutimet që kemi bërë, me kohezion pozitiv, arritëm në përfundimin që t’i mbyllnim njëherë e mirë të gjitha fjalët se përditë qarkullojnë, shpiken emra trajnerësh . Arbëri mendoj se e ka pranuar me kënaqësi. Është një punë që do e vështirësojë. E ka marrë përsipër që t’i heqë disa orë familjes e të merret ca më shumë me Partizanin. Koha do ta tregojë si do shkojë.

Shehi është pëërfolur kandidati potencial për stolin?

Demi: Stafi dhe Arbëri janë marrë me disa trajnerë, që më kanë sjellë dhe propozime. Ka pasur edhe personalitet që na kanë ardhur në Tiranë. Ne menduam gjithmonë bashk me Arbrin dhe Olsin, që t’i shohim gjërat me qetësi dhe arritëm te ky përfundim. Trajneri ta vazhdojë punën meqë e ka nisur projektin që në fillim. Nuk ka qenë vërtet trajneri i parë, por ka qenë drejtori sportiv. Ka qenë gjithmonë me ekipin dhe ramë dakord që kjo punë të vazhdojë. Pastaj me emra të përveçëm unë di çfarë më ka thënë Arbëri që është në diskutime, por këto janë të gjitha biseda që janë bërë. Përfundimi është ky që Arbëri është trajneri i Partizanit, ai do përgjigjet dhe si trajner dhe si drejtor sportiv.

Karlos Dunga?
Demi: Këto janë kandidaturat e gazetave. Është burrë i madh, me respekt shumë, por unë kur e kam dëgjuar sot në mëngjes jam habitur nga dalin këto. Është hera e parë që e kemi dëgjuar sot.

8 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Po shume mire e ka menduar Presidenti Demi. Me duket djale i qete, me kembe ne toke, i thjeshte, rezultativ, zemermire, qe ka krijuar ambient ne skuader, asnjehere i revoltuar, ka luajtur dhe vet futboll dhe ja di kleçkat zanatit...

      1. S
        Saranda

        Shpresojme te dali kampion

        1. .
          .Perlat spahiu

          duhet te vesh fatoq nanon more fatoq nanon trunier more "president" dumi.

          1. P
            Patriot

            Patjeter qo duhet Nano, Berisha, sepse Rama dhe Demi jane aty qe partizani te dali kampion. Nuk late fushe te jetes pa politizuar. Deri dje ishte korca, kur Bodua notonte ne para. Tani notin e ka Rama. Presim notarin e rradhes qe te kuptojme kush do te jete kampioni I rradhes ne futboll.

            1. V
              VL

              Je shume i sakte o Patriot. Respekte

            2. H
              Humoristi

              Per Vitin e Ri ja hek dy fuksionet,si paraardhesve te tij!

              1. Perlat Spahiu

                dumi spaku te ka pjetur more ?

                Lini një Përgjigje